Këto gjëra duhet t’i diskutoni me partnerin para se të jetoni bashkë - Bota Sot
Këto gjëra duhet t’i diskutoni me partnerin para se të jetoni bashkë

Life style

Këto gjëra duhet t’i diskutoni me partnerin para se të jetoni bashkë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Të jetoni bashkë me partnerin është një faze emocionuese dhe një hap i madh për lidhjen tuaj. Por a jeni gati për këtë hap?

Janë disa aspekte të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë nëse dëshironi që bashkëjetesa të jetë e suksesshme dhe e gjatë.

Ne besojmë se bashkëjetesa është një përvojë e mirë për ju, andaj këtu gjeni disa këshilla se çka duhet të bisedoni para se të filloni të jetoni bashkë, raporton “Bright Side”.

Paratë

Financat një nga problemet më të rëndësishme para se të ndani një çati. Edhe pse duket si një bisedë delikate, çështja e parave duhet të flitet, në mënyrë që t’i shmangni të argumenteve në të ardhmen.

Përgjegjësitë e punëve të shtëpisë

Mundoheni të bëni një listë dhe të i ndani punët e shtëpisë. Diskutoni se kush to të gatuaj, kush do të lajë enët e të tjera punë.

Mysafirët

Të shpërnguleni së bashku po ashtu nënkupton të ndani edhe shoqërinë dhe mysafirët në të njëjtën shtëpi. Duhet të siguroheni se shoqëria dhe familja e njëri tjetrit janë gjithmonë të mirëseardhur.

Gjumin

Të flini së bashku është një prej ndjenjave më të mira që ndani së bashku. Por, duhet të i diskutoni gjumin se çfarë dhome parapëlqeni, më të ftohtë më të ngrohtë, çka ju pengon në gjumë dhe të tjera detaje.

Shprehitë e çuditshme e shpesh herë edhe të mërzitshme 

Shpërngulja së bashku nënkupton edhe kompromis, por është mirë të ndahen të gjitha shprehitë me partnerin/partneren në mënyrë që në të ardhmen mos t’iu vinë pa pritur dhe të bëheni të padurueshëm për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...