Përdorimet e tjera të pudrës së bebes që nuk i keni ditur më parë!

Life style

Përdorimet e tjera të pudrës së bebes që nuk i keni ditur më parë!

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 06:35
Ilustrim

Nëse keni menduar deri tani se pudra e bebes është vetëm për bebet dhe për këmbët që djersiten, e keni gabim. Pudra ka edhe disa përdorime të tjera efektive njëlloj si në dy rastet e para që nuk i keni konsideruar deri më sot. Pudrën e bebit mund ta përdorni jo vetëm për foshnjet apo këmbët e djersitura, por edhe për një sërë funksionesh të tjera.

Përdorimet e saj:

Qerpikë më të gjatë
Nëse dëshironi të keni qerpikë më të gjatë dhe voluminozë aplikoni me anë të një pambuku apo furçeje pak pudër bebi dhe do të shihni ndryshim në fare pak kohë.

Përdoreni në vend të shampos së thatë
Nëse keni flokë me yndyrë aplikoni pak pluhur bebeje në rrënjë me një masazh të lehtë!

Shërben për kafshët tuaja
Qenit apo maces tuaj i bien qimet? Aplikoni pudër bebesh dhe masazhojini me anë të gishtërinjve apo një furçeje. Do të vini re shumë ndryshime!

Për eleminimin e njollave të vajit ​​
Vendosni pak pudër bebesh në pjesën ku rroba është me njollë dhe e lini të qëndrojë për pak kohë, në mënyrë që vaji ta përthithë. Lani rrobat si gjithmonë dhe do të shihni që njollat do të jenë zhdukur!

U jep freski çarçafëve
Përveç aromës, pudra e bebeve ofron dhe freskinë që i nevojitet ditëve të nxehta. Hidhni pak në çarçafët tuaj dhe do të shijoni një gjumë të qetë.

Për Depilim
Pudra e bebes lehtëson lëkurën pas depilimit si dhe heq dyllin e mbetur në të!

Për neutralizimin e aromave
Ndihmon në neutralizimin e aromave të pakëndshme. Përhapeni në pjesën e shtëpisë ku dëshironi dhe e lini të thahet. Më pas hiqeni me fshesën e korentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat