Shqiptarja Mimoza Haska, shpallet fituese në konkursin për fustanin më të mirë të punuar me letër tualeti në ShBA

Life style

Shqiptarja Mimoza Haska, shpallet fituese në konkursin për fustanin më të mirë të punuar me letër tualeti në ShBA

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 16:03
Foto

Shqiptarët tashmë janë kudo nëpër botë, dhe suksesi i tyre duket se dëshmohet në çdo fushë.

Kësaj radhe është një stiliste me prejardhje nga Shqipëria, e quajtur Mimoza Haska, ajo e cila ka dalë të jetë triumfuese e një konkursi shumë të veçantë që zhvillohet tash e 15 vite në Amerikë, të quajtur “The Toilet Paper Wedding Dress Contest (Konkursi i Veshjeve të Dasmave me Letër Tualeti)”.

Fustane me material të butë por karakter të fortë, tri fustanet kryesore të konkursit të garës së fustaneve të dasmave të punuar me letër tualeti këtë vit ishin një përzierje e detajeve të ndërlikuara dhe dizajnit inovativ, shkruan WfmyNews,.

Veshja fituese u zgjodh ajo e punuar nga dizajnerja shqiptare, Mimoza Haska, e cila triumfoi në këtë konkurs e para në mesin e gjithë garuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Juria tha se modeli i fustanit nusëror i punuar me letër tualeti nga 42-vjeçarja Mimoza Haska, banuese në Surfside Beach, Karolina e Jugut, të ishte modeli fitues i konkursit. “Veshja është thurur me grep dhe në të vërtetë është një punim i ndërlikuar. Linjat horizontale dhe vertikale janë krijuar nga thurja me grep”, tha Haska.

Me origjinë nga Shqipëria, Haska tha se mësoi të thur me grep nga nëna e saj. Plot 48 rrota me letër tualeti u përdorën për të bërë veshjen, dhe Mimoza tha se u deshën më shumë se 400 orë për ta përfunduar. Veshja e saj është një stil sirene në formën e një “treni të gjatë”. Trëndafilat me grep përfundojnë pamjen romantike.

“Unë jam gjithmonë pas asaj pamjeje të veçantë, unike, dhe me shumë klas. Nuk është një ide e veçantë. Është thjesht diçka që i përshtatet syrit dhe duket saktësisht”, shtoi Haska.

Emri i plotë i konkursit është “Konkursi i Veshjeve të Dasmave me Letër Tualeti”, i prezantuar nga Charm Weddings dhe Quilted Northern”, dhe krijuesit e tij kanë zbatuar udhëzime të rrepta.

“Garuesit duhet të përdorin letër tualeti dhe aftësitë e tyre për ta krijuar veshjen”, shpjegoi bashkë-krijuesja e konkursit, Laura Gawne. Lejohen edhe aksesorët me shkëlqim, gjilpërat dhe fijet.

“Pa butona, pa zinxhirë të blerë, asnjë Velcro, apo diçka e tillë”, shtoi bashkë-krijuesja e konkursit, njëherësh motra e aktores së famshme botërore, Susan Bain.

Veshja e vendit të dytë përfshinte lule metalike argjendi dhe ari të bëra me letër higjienike dhe fustani që u rendit në vendin e tretë u aksesua me një kapele magjepsëse të punuar me letrë higjienike.

Ky ishte viti i 15-të i konkursit të veshjeve të dasmave me letër higjienike. Fituesja, shqiptarja Mimoza Haska mori një çmim prej 10,000 dollarësh për vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat