Test / Sa e fortë është lidhja juaj?

Life style

Test / Sa e fortë është lidhja juaj?

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Të jeni të lumtur në një lidhje dashurie nuk është kaq e thjeshtë sa duket. Zakonisht mendojmë se dashuria nuk ndryshon asnjëherë, që xhelozia është e pagabueshme dhe një ndjenje të sinqertë, se pasioni mjafton që gjithçka të funksionojë në çift. Në të vërtetë, gjërat nuk janë tamam kështu.

Po ju si ndiheni? Jeni të kushtëzuara apo jeni të sigurta se keni kuptuar sekretin e lumturisë në çift? Për të hequr çdo dyshim dhe për të zbuluar nëse lidhja juaj është e fortë, nuk ju mbetet veçse t’i përgjigjeni sa më sinqerisht të gjitha pyetjeve të testit…

Cila është arsyeja që rrini bashkë?

a. Pasionet e përbashkëta.

b. Liria që i ofroni njëri-tjetrit.

c. Aftësia për të qeshur në çdo situatë.

d. Koha që kaloni bashkë.

Seksi në çift shërben…

a. Për të zbuluar anët e fshehta të partnerit.

b. Për të shkarkuar stresin e përditshëm.

c. Për të shmangur që dikush tjetër t’i tërheqë vëmendjen partnerit.

d. Për të plotësuar dhe forcuar lidhjen.

Partneri është një:

a. Mik i mirë.

b. Shok jete.

c. Bashkëshort.

d. Bashkëpunëtor.

Ai merr një vit shkëputje nga puna. Po ju?

a. Veproni njësoj, që të rrini bashkë.

b. Vijoni rutinën tuaj të përditshme.

c. Mundoheni të kuptoni arsyen e kësaj shkëputjeje.

d. Asgjë nuk do të ndryshojë në lidhjen tuaj.

Ai refuzon intimitetin. Si reagoni?

a. Përpiqeni ta kuptoni dhe prisni një moment më të favorshëm.

b. E joshni me të gjitha mënyrat që keni në dispozicion.

c. Bashkëbisedoni për këtë problem.

d. I propozon të kaloni ndryshe mbrëmjen.

Kur detyroheni të bini dakord me të?

a. Në vendimet që i përkasin edukimit të fëmijëve.

b. Në zgjedhjet e jetës së përditshme.

c. Në lidhje me vlerat që ju ndajnë.

d. Kur vendosni të kaloni kohën e lirë bashkë.

Të tradhtosh partnerin është:

a. Hapi i parë drejt ndarjes nga ai.

b. Një moment lirie.

c. (Pothuajse) Normale.

d. Një provë për t’u kapërcyer.

Keni marrë një shpërblim në punë. Si i shpenzoni lekët?

a. Një darkë me partnerin në një restorant luksoz.

b. Vendosni të ndryshoni kuzhinën.

c. Prenotoni menjëherë një udhëtim jashtë.

d. I blini një dhuratë të shtrenjtë partnerit.

Ju doni të kaloni një natë të qetë me partnerin, por ai do që të dilni me miqtë…

a. Le të shkojë vetëm.

b. Bën një sforco dhe e shoqëron.

c. I thua se dëshiron ta kalosh mbrëmjen ndryshe.

d. E bind se duhet të rrijë në shtëpi me ju.

Si do të jeni pas 10 vjetësh?

a. Njësoj si tani.

b. Më të dashuruar.

c. Më të pjekur dhe në harmoni.

d. Nuk arrini ta përfytyroni.

Çfarë do të ishit pa partnerin?

a. Një njeri me dëshira që duhen realizuar.

b. Një person për t’u joshur.

c. Një njeri i trishtuar.

d. Një njeri në kërkim të një lidhjeje të qëndrueshme.

Projektoni të blini një shtëpi:

a. Angazhimet afatgjata ju trembin.

b. Është një fillim i ri për marrëdhënien tuaj.

c. Shtëpia juaj është e fortë si ju.

d. Nuk ka rëndësi ku jetoni, do të jeni të lumtur.

Ç’mendoni për ata që janë bashkë prej më shumë se 20 vjetësh?

a. Kryejnë një akt heroik.

b. Është prova e gjallë se mund të ndani dashurinë për një kohë të gjatë.

c. Shprehje e një paqeje të madhe.

d. Kureshtje ndaj njëri-tjetrit dhe entuziazëm i përtërirë.

Nuk mund të flisni asnjëherë për:

a. Ish të dashurin.

b. Familjen.

c. Të ardhmen.

d. Ndjenjat.

Jeni të dashuruar kur…

a. E dëshironi partnerin.

b. Partneri ju plotëson.

c. Ka mirëkuptim reciprok.

d. Pranoni defektet e tjetrit.

Më shumë A

Nuk keni më stimuj

Jeni duke kaluar një periudhë jo të mirë, herë-herë me debate. Pa dyshim ju përpiqeni duke u sforcuar ta bëni më stimuluese përditshmërinë, por është njëlloj sikur çdo gjest të ishte i kotë për të arritur qëllimin e dëshiruar: rindezjen e flakës së pasionit. Filloni të pyesni veten mbi lidhjen tuaj. Mes jush ka komunikim, por sa herë flisni me partnerin e bëni për t’i thënë se sa shumë ju mungon lidhja e dikurshme.

Përveç këtyre vështirësive, ndjeni se krahët e dashurisë suaj janë ende të ngrohtë dhe se do të mjaftonte fare pak për të rindezur dëshirën dhe për të gjetur stimujt. Kërkoni ndihmën e ekspertëve apo të njerëzve që janë objektivë. Me këndvështrimin e tyre të jashtëm dhe sugjerimet që mund t’ju japin, do të ishte më e lehtë të vlerësonit situatën e re dhe të përmirësonit marrëdhënien, sepse është e nevojshme të rigjeni kreativitetin që e keni humbur gjatë kohës. Jini të hapur ndaj risive dhe argëtimeve… frytet që do të korrni mund të jenë të kënaqshme.

Më shumë B

Garoni në lidhje

Nuk ka dyshim se jeni një çift që i rezistoni kohës. Dini të përballoni provat e jetës dhe të dy së bashku gjeni zgjidhje, gjithnjë në klimë paqeje me një inteligjencë racionale. Koha është aleati juaj. Dini të nxirrni në pah aftësinë kritike dhe sensin e humorit, aftësi që te çifte të tjera do të bënin të lulëzonte xhelozia dhe tensionet. Lidhja juaj ecën para dhe të tjerët ju admirojnë. Dhe, për më tepër, keni ditur të shmangni çdo problematikë, duke ruajtur personalitetin tuaj. Çfarë të bëni? Marrëdhënia juaj duket se nuk ka probleme, ama kini kujdes mos bini në rutinë!

Më shumë C

Ecni përkrah njëri-tjetrit

I keni të gjitha elementet që ta ktheni kohën në favorin tuaj. Duket se jeni çift i fortë dhe po ndërtoni një marrëdhënie të tillë. Jeni gjithë kohën bashkë. Ndani momente të bukura me njëri-tjetrin. Çdo moment e shijoni plotësisht dhe me entuziazëm. Zbulimi i vetvetes përmes marrëdhënies ju bën të besoni se jeni një çift gjithnjë e më i qëndrueshëm.

Vëmendja ndaj partnerit ju lejon të korrigjoni veten dhe të mos cenoni hapësirat e tij. Mos harroni se jeni në fazë ndërtimi dhe se ndërtesa juaj nuk ka përfunduar ende. Themelet janë solide, por ka akoma disa brishtësi për t’u eliminuar. Të dhënat tregojnë se do të mjaftonte pak që lidhja juaj të dobësohej e plasaritej. Pra, nevojitet durim i madh, që të vijoni të kultivoni ndjenjat reciproke.

Më shumë D

Ecni mbi mina

Nuk jeni bërë për t’i rezistuar kohës! Jeni në udhëkryq: të angazhoheni seriozisht apo të jeni e lirë? Ndoshta nuk arrini të merrni seriozisht asgjë. Cilido të ketë qenë fillimi i historisë suaj, sjellja juaj është e papërgjegjshme. Ju doni që partneri të mbajë peshën e lidhjes. Duke vepruar kështu, lidhja juaj mund të marrë fund brenda tre vjetësh, periudhë gjatë së cilës dashuria mund të rezistojë pa shumë përpjekje nga ana juaj.

Çfarë të bëni? Nëse jeni bashkë prej më shumë se tre vjetësh, ndoshta është momenti për të marrë një vendim: më mirë t’i lini gjërat siç janë dhe të vazhdoni apo të vini gjithçka në diskutim? Mund edhe ta lini marrëdhënien deri sa t’i vijë fundi, pa u angazhuar kurrë seriozisht ose mund t’i bëni të qartë partnerit se keni ndërmend t’i ndani rrugët tuaja. Por, kështu siç jeni, përballë një krize përfundimtare ose një largimi, mund të vuani shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat