Nënat holandeze i tregojnë sekretet se si të rritni fëmijë të lumtur

Life style

Nënat holandeze i tregojnë sekretet se si të rritni fëmijë të lumtur

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:34

Mënyra se si prindërit holandezë i rrisin fëmijët nuk përfshin ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por faktikisht vetëm metoda të thjeshta.

Edhe hulumtuesit e kanë dëshmuar se fëmijët holandezë janë shumë më përpara sesa shokët/shoqet e tyre ndërkombëtarë në aspektet e mirëqenies dhe lumturisë.

Prandaj, nëse veç dëshironi të dini se çfarë i bën nënat holandeze të dallojnë nga pjesa tjetër e botës, vetëm ndiqni metodat që ato i aplikojnë për rritjen e fëmijëve.

U japin më shumë kohë fëmijëve për të fjetur

Fokusi në pushim me të vërtetë se është shumë i rëndësishëm në kulturën e prindërve holandezë.

Ndryshe prej kombeve tjera që kanë tendenca t’i ngarkojnë së tepërmi fëmijët, prindërit holandezë zakonisht zgjedhin aktivitete me intensitet më të ulët në shtëpi dhe me shpërqendrime minimale.

Kjo iu ndihmon fëmijëve të ndihen më të relaksuar dhe të kenë orar më të rregullt të gjumit.

Disa studime tregojnë se bebet holandeze të moshës 6 muajsh i bëjnë 2 orë gjumë më shumë në ditë sesa bebet amerikane.

Pasi që bebet e tyre flejnë më mirë, patjetër se edhe nënat mandej janë më të pushuara dhe ndihen më mirë.

I lejojnë të hanë çokollatë në mëngjes

Konsumimi i çokollatës për mëngjes mund të duket si ide e keqe, por jo për nënat holandeze.

Ato faktikisht besojnë se nëse i lejojnë fëmijët të hanë çokollatë në mëngjes, kjo do të bëhet më pak tabu dhe fëmijët mësojnë të kenë më shumë vet-kontroll.

Nënat holandeze u tregojnë fëmijëve se paratë nuk kanë rëndësi

Holandezët fokusohen kryesisht në një jetë të thjeshtë dhe me aktivitete që kanë kosto të ulët.

Në Holandë, fëmijët mësohen të kenë lodra të dorës së dytë. Kjo u ndihmon atyre fëmijëve të bëhen më pragmatikë dhe me më vetëbesim.

Edhe kur fëmijët holandezë i festojnë ditëlindjet, nuk presin dhurata të shtrenjta nga prindërit apo rroba të shtrenjta.

Madje ekziston edhe një “pakt i heshtur” që thotë se dhuratat e ditëlindjes nuk duhet të kushtojnë më shumë se 10 euro.

Kjo bëhet me qëllim që fëmijët në Holandë të mblidhen së bashku për të luajtur dhe të argëtohen në vend se të lavdërohen për para.

I inkurajojnë ta shprehin mendimin e tyre

Në familjet holandeze, gjithsecili, përfshirë personi më i ri në familje, ka të drejtë ta thotë mendimin e vet.

Nuk u bëjnë presion fëmijëve

Në shtetet tjera, prindërit faktikisht i angazhojnë së tepërmi fëmijët.

Ndryshe nga ta, holandezët duken më dembelë dhe të pa brengosur sepse thjesht i lënë fëmijët e tyre të jenë fëmijë.

Ata besojnë se bota është mjaftueshëm interesante dhe stimuluese për fëmijët, pa pasur nevojë të shtojnë gjëra tjera.

Ata janë të sigurt se bebja e tyre do të zvarritet, do të ecë dhe do të flet, pa pasur nevojë trajnime shtesë apo presion, por vetëm dashuri dhe ndërveprim.

Nënat holandeze mundohen t’i bëjnë fëmijët të lumtur, jo të suksesshëm

Normalisht se holandezët kanë ambicie për fëmijët e tyre sikurse të gjithë prindërit tjerë, por vizioni i tyre i suksesit është më ndryshe.

Ndonëse shumica e nënave të huaja lavdërohen për notat e shkëlqyeshme që fëmijët i marrin në shkollë, nënat holandeze më shumë brengosen për mirëqenien e fëmijëve.

Holandezët besojnë se në mënyrë që të jenë të suksesshëm, fëmijët duhet të jenë të lumtur, të motivuar, të pavarur dhe të kenë lidhje pozitive me miqtë e familjarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat