Pse kjo orë e mbrëmjes është ideale për të bërë seks?

Life style

Pse kjo orë e mbrëmjes është ideale për të bërë seks?

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 19:23
Ilustrim

Ne nuk furnizojmë njerëzit me shifra të ardhura nga ajri! Por, duke bërë llogaritjet e rastit zbulojmë se francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit, kundrejt 108 që është mesatarja. Dhe pjesa tjetër e botës? Duhet kohë për të mos humbur ritmin. Ky është një ritëm i përditshëm, i thelluar nga studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e Kohës”. Ai thotë se ka një kohë të saktë për të bërë gjithçka. Edhe seksi, është vetëm çështje kohore.

22 orët, sipas ekspertit të ritmit, Dr. Paul Kelley janë koha e përkryer për të bërë seks (saktësisht 22:00 në mbrëmje). Arsyeja? Orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhur me humorin e qetë. Dhe ju flini shumë më mirë.

Po orët në pjesën tjetër të ditës? Në shtatë në mëngjes thonë ekspertët sepse motivimi është në rritje (sepse në atë kohë nivelet e testosteronit arrijnë kulmin tek gratë); 11:00 pika më e lartë për fuqitë analitike të trurit dhe emocionet pozitive janë në rritje. Në vend të këtyre parashikimeve duket se ora 14.00 e drekës është momenti më i trishtuar i ditës për të bërë seks: ndjeheni të lodhur sepse trupi po hyn në një fazë të pushimit pas pune.

Dhe nëse ka një kohë për gjithçka, cila është dita e përsosur për të bërë seks? Sipas një studimi të kryer nga dyqani Superdrug, një gjigant britanik i produkteve të bukurisë që mori në pyetje mbi dy mijë britanikë për këtë çështje dhe gjithçka u raportua më pas nga Daily Mail, momenti më i dashur i javës për seks është e diela. Dita më e urryer është e mërkura. Kështu që, duke e përmbledhur, seksi gjatë javës vlen vetëm në orën 22.00 të mbrëmjes ose pak minuta pas kësaj, ndërsa gjatë fundjavës ia vlen në çdo orë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat