Bëni mirë t’i shmangni, tre veprimet me të cilat po rrezikoni shëndetin e fëmijëve tuaj

Life style

Bëni mirë t’i shmangni, tre veprimet me të cilat po rrezikoni shëndetin e fëmijëve tuaj

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 15:47
Ilustrim

Në përditshmërinë tonë bëjmë veprime që bien ndesh me shëndetin e fëmijëve. Në fakt ju mund të mendoni se po bëni gjënë e duhur për të mbajtur fëmijët sa më të pastër, por në fakt po bëni gabim.

Përdorimi i shpeshtë i dezinfektuesit të duarve- Përdorimi i xhelave dhe i lëgjeve antibakteriale në fakt i bën mekanizmat mbrojtës të trupit dhe lëkurës sonë më të dobëta dhe mund të jetë një arsye për një sistem imunitar delikat.

Larja e dhëmbëve pas çdo vakti- Larja e dhëmbëve pas çdo vakti nuk është ide e mirë, sepse nëse përdorni pastë dhëmbësh shumë shpesh, prish ekuilibrin e duhur të acidit në gojë dhe shkatërron smaltin e dhëmbit. Gjithashtu larja e tepërt ndikon negativisht në mukozën e gojës.

Prerja e thonjve shumë shkurt- Mbajtja e thonjve të shkurtër nënkupton, duar të pastra. Ekspertët e lëkurës thonë se ekziston një shans i madh për të infektuar zonën nën thua  nëse ajo është shumë e shkurtër. Gjithashtu krijon mundësinë që thonjtë të rriten nën lëkurë. Prandaj, kur prisni thonjtë e fëmijëve tuaj, lini një skaj të vogël të bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat