Zëri komunikon më shumë se sa fjalët tona

Life style

Zëri komunikon më shumë se sa fjalët tona

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 21:06
Ilustrim

Zëri është një nga mjetet më të rëndësishme të komunikimit  që tregon shumë për personalitetin. Toni i zërit është më i rëndësishëm se sa përmbajtja që përçon, është një veçanti e karakterit të një personi, është një shenjë dalluese që na bën të njohim dikë pa e pasur atë as përpara. Dhe është aq karakteristike, sa është shumë e rrallë të gjesh dy persona që i ngjajnë njëri-tjetrit në mënyrën se si shprehen kur flasin.

Por toni i zërit është një instrument që secili nga ne përdor çdo ditë dhe në çdo moment, instinktivisht ndërsa merr frymë, pa i dhënë atij shumë peshë, përveçse në situata shumë të rralla, në të cilat kontrollohet qëllimisht për të arritur një qëllim komunikimi ose marrëdhënie ndërnjerëzore. Instinktiviteti që e rregullon atë, megjithatë, shpesh vjen për të gjeneruar keqkuptime, pikërisht sepse toni i zërit ka një apel më të fortë se përmbajtja që shprehet. 

Çdokush nga ne ka me zërin një marrëdhënie të veçantë. Ka nga ata që nuk njihen kur i dëgjon, nga ata që kanë mësuar të dëgjojnë dhe ata që ende nuk kanë pasur rastin ta bëjnë. Ndoshta sepse zëri është një nga misteret e trupit të njeriut. Siç shpjegon sociologu dhe antropologu francez David La Breton: “Nuk ka një organ specifik për zërin. Shpesh e lëmë në varësi të kordave zanore, por në të bën pjesë edhe laringu dhe mushkëritë. Frymëmarrja që kalon nëpër laring bën që kordat të lëshojnë tinguj. Të gjitha qytetërimet pajtohen me frymëmarrjen e njeriut. Dhe pa dyshim, kjo është një nga arsyet se përse zëri është precipituar si një shpërthim i brendshëm. Është i padukshëm, pa formë, por mund ta perceptojmë te një person shumë thjeshtë nga timbri që lëshon. 

Megjithatë, dëgjimi i vëmendshëm dhe aq i përqendruar, ka ndodhur, saqë ai ton nuk ka shpëtuar dhe ka përfunduar duke përfaqësuar vetë përmbajtjen e thënë. Kështu, toni i zërit paraqet “midis rreshtave” se mund të jetë fajtor për kaq shumë diskutime, shpresa të rreme por edhe lajme të mira, të papritura. Tonit të zërit i është dhënë detyra e përfshirjes së një bashkëbiseduesi në një bisedë ose për të ushqyer vëmendjen e një auditori drejt një folësi.

Sa herë, në shkollë, kemi akuzuar një profesor se nuk është përfshirë, dhe sa herë e kemi lavdëruar sepse “na pëlqen si shpjegon”. Kjo ndodh gjithashtu edhe në vendin e punës: një takim ose një mbledhje mund të rrezikohet nga toni i zërit të dikujt, i cili, megjithëse është plot në përmbajtje, mund të duket i mërzitshëm dhe jo shumë tërheqës. Përdorimi i tonit të zërit me më shumë njohuri, mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të komunikuar me të tjerët dhe nëse fillimisht mund të duket i lodhshëm dhe jo shumë relaksues, në realitet mund të ndihmojë të jeni më të qartë në të shprehurit tuaj dhe të shmangni keqkuptimet e mundshme. 

Nëse është e vërtetë se të gjithë dimë se si ta përdorim tonin e zërit pikërisht sepse është pjesë e jona, është gjithashtu e vërtetë që shpesh nuk e bëjmë atë në mënyrë përfituese.

Natyra dëshiron që toni ynë i zërit të mos jetë gjë tjetër veçse një shprehje e pakushtëzuar e gjendjes mendore. Do të jetë e mjaftueshme të mendojmë për atë se si zëri është instrumenti i aftë për të ndikuar në gjendjen shpirtërore të të tjerëve dhe për të tërhequr interesin e bashkëbiseduesve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat