Më thuaj si punon, të të them sa dhe si lodhesh

Life style

Më thuaj si punon, të të them sa dhe si lodhesh

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:58
Ilustrim

Për të mos shkuar në punë do të bënim çdo gjë, pasi orët në zyrë të lodhin jashtëzakonisht si dhe të sjellin humor të keq për gjatë gjithë ditës. Përgjithësisht këto orë çojnë në atë që quhet ndryshe “burnout”, një term anglez që tregon lodhjen e tejskajshme. Kjo çon detyrimisht në mosdashjen e punës pjesë tepër e rëndësishme e jetës sonë.

“Frenetikët punojnë më shumë se 40 orë në javë. Këto persona rrezikojnë të shkojnë në mbilodhje 6 herë më shumë se ata që punojnë më pak se 35 orë në javë.Zakonisht ketë janë njerëz mjaft të përfshirë në punë, ambiciozë , me shumë inpenjime në aspektin e profesional. Ky lloj profili është i pranishëm edhe tek ata persona të cilët punojnë në më shumë se dy punë ose që kanë një kontratë fiske me kohë të papërcaktuar.

Profili i dytë “të konsmuarit është tipike për ata persona që kanë zhvilluar të njëjtën punë për një kohë të gjatë. Kush ka punuar për më shumë se 16 vjet në të njejtën punë është 5 herë më i rrezikuar në mbilodhje sesa një person që ndërron punë çdo 4 vjet. Në përgjithësi këta persona mendojnë se puna e tyre nuk vlerësohet si dhe mërziten shumë në të.

           Burnout

Përveç profileve rëndësi kanë edhe disa faktorë të tjerë. Një prej tyre mund të jetë studimi i pakët apo i shumtë, të parët sepse shpesh duhet të parnojnë punë nuk ka ndonjë zhvillim të madh nga ana intelektuale çka çon edhe në mosvlerësimin e duhur, ndërsa të tjerët sepse mendojnë se kanë investuar në karrierën e tyre më shumë seç kanë marrë.

Faktorë të tjerë mund të jenë një inpenjimin i madh në punë, monotonia, ose nga vlerësimi i pakët që mund t’u bëhet punës së tyre. Gjithsesi simponat për këtë janë përgjithësisht të njëjta :produktivitet i ulët, mosinteresim, humor i keq. Për të shpëtuar nga kjo gjëndje psikologu spanjoll thotë se duhet të mbështetemi tek familja, tek një lidhje e shëndetshme, apo tek fëmijët . Në fund të ditës së punës duhet fokusoheni në gjëra të tjera të cilat na bëjnë të hedhim pas stresin e akumuluar aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat