Ka burra në botë që do t’ju paguajnë thjesht për t’i poshtëruar

Life style

Ka burra në botë që do t’ju paguajnë thjesht për t’i poshtëruar

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:06
Ilustrim

Në botën gjithnjë në zgjerim të fetisheve seksuale ekziston edhe dominimi financiar, që do të thotë se një person i nënshtruar i dorëzohet tërësisht dominuesit në aspektin financiar. Pra, poshtërohet dhe nënshtrohet nga dominuesi e në këmbim i jep para. Kaq e thjeshtë.

Shumica e këtyre ndërveprimeve ndodhin online, ku burra paguajnë gra që t’i fyejnë, t’i shpërfillin e t’i trajtojnë keq në këmbim të parave. Në raste të tjera, ata i shoqërojnë dominueset e tyre nëpër dyqane ku shpenzojnë shumë dhe i afrohen gjithnjë e më shumë rrënimit financiar.

Disa nga këta skllevër eksitohen nga dorëzimi total, disa duan të kapin fundin, disave u pëlqen poshtërimi që ndjejnë kur paguajnë për vëmendjen e një gruaje, shkruan anabel. Cleo Tantra, një dominuese financiare, e përshkruan kështu praktikën:

“Së pari, duhet të di gjithçka për skllavin tim – sa fiton, sa shpenzon dhe si e shpenzon. I përpiloj një buxhet që duhet ta ndjekë me përpikmëri. Sigurohem që të paguajë faturat së pari dhe shpenzimet për ushqime i përgjysmoj. Shpenzimet për gjëra të tjera u taks vetëm çerekun e buxhetit të mëparshëm. Më pas, shoh balancën dhe gjysma e asaj që mbetet është e tija dhe gjysma është e imja. Ai më raporton çdo ditë dhe më kërkon leje për çdo tërheqje. Unë kontrolloj çdo shpenzim të tijin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat