Femrat janë shefa të shtëpisë

Life style

Femrat janë shefa të shtëpisë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 06:52
Ilustrim

Sipas hulumtimit të kryer së fundi është treguar që femrat vendosin se çka do të hanë, ku do të jetojnë, kur të kenë fëmijë, ku të shkojnë në pushime, si dhe si do t’i shpenzojnë paratë, si çift

Nga ana tjetër meshkujt “kyçen” kur vendoset se cilin automobil do ta blejnë apo çka do të shikojnë në televizor.

Madje edhe në nivelin ditor, femrat vendosin si ta kalojnë kohën e lirë, kur do të shkojnë për të fjetur, madje edhe cila temperaturë duhet të jetë në shtëpi,

Hulumtimin e ka kryer kompania “Ginsters” në 3.000 çifte, të cilët janë përgjigjur në pyetjet për marrëdhëniet në lidhjen e tyre.

“Duket që meshkujt nuk janë më dominues dhe “koka” e familjes dhe janë të vetëdijshëm për këtë gjë. Kemi qenë shumë të befasuar se sa të sinqertë ishin për atë që shpesh e kërkojnë lejen e gruas para se të bëjnë ndonjë gjë”, thotë Leri File, zëdhënësi i kësaj kompanie.

Gjashtë nga dhjetë meshkuj kanë pranuar që partnerja e tyre ka “kontroll total” se kur dhe sa shpesh do të kenë seks.

Femrat po ashtu vendosin gati për të gjitha gjërat sa u përket punëve të shtëpisë, dhe e marrin tërë mundin në duart e tyre kur është fjala te fëmijët, kështu që ato më së shpeshti zgjedhin emrin, por edhe se çka do të veshin apo cilën shkollë do ta ndjekin.

Dy të tretat e meshkujve thonë që “i besojnë plotësisht” vendimit të partneres së vet për atë se kur dhe çka duhet të hanë, ndërsa gjysma rregullisht kërkon leje për të ngrënë një lloj të caktuar të ushqimit, ndërsa numri i njëjtë i meshkujve e pyet partneren se a mundet ta pijë ndonjë pije të caktuar.

Hulumtimi ka treguar që femrat tashmë janë shtrigëzuar dhe kanë një varg të madh “të truqeve” për të bindur partnerin të dëgjojnë vendimin e tyre. Në mes tyre bëjnë pjesë edhe flirtimi dhe veshja e rrobave provokative, ndërsa meshkujt bindin me ndihmë të çokollatës dhe ëmbëlsirave tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat