Teze dhe nip: avantazhet e një raporti kaq special…

Life style

Teze dhe nip: avantazhet e një raporti kaq special…

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:08
Ilustrim

Të bëhesh dhe të jesh teze është një nga momentet më të mira për një person. Kjo shkallë e farefisnisë nuk përfshin shumë detyra, ajo heq ngurtësinë dhe rregullat, duke i dhënë hapësirë një marrëdhënieje të pasur me dashuri. Duke qenë se tezja dhe nipi mund të bëhen miq dhe të afërm të veçantë, ata mund të mësojnë të njohin njëri-tjetrin dhe të zbulojnë përvoja të reja të jetës që e bëjnë marrëdhënien e tyre edhe më unike.

Po, është e drejtë: kjo lidhje speciale ka kaq shumë përparësi për tezen por edhe për nipin.

Tezja dhe nipi: avantazhet e marrëdhënies për tezen

Sindromi Peter Pan

Të jesh teze do të thotë të mos heq dorë nga të qenit dhe kthimi fëmijë. Një lidhje e këtij lloji, madje edhe më mirë nëse është e fortë dhe kultivohet me kalimin e kohës, ndihmon tezen të ndjehet gjithnjë e re, pavarësisht moshës. Loja dhe argëtimi, por edhe dëshira për të dhënë mësime që ju bëjnë të ktheheni pas në kohë, nxjerr atë qenie të vogël që bëhet një eliksir i përjetësisë.

Ana tjetër e medaljes

Të jesh një teze gjithashtu do të thotë të kesh një rol të rëndësishëm, t’i tregosh fëmijës se prindi nuk është vetëm prind, por edhe një vëlla dhe një i rritur që dikur ka qenë edhe ai fëmijë. Fëmijët, në të vërtetë, janë rritur dukë i parë prindërit si pika referimi dhe heronj. Ata nuk mund t’i imagjinojnë ata të vegjël dhe të pasigurt. Një teze mund t’i tregojë nipit të saj anën tjetër të medaljes dhe ta ndihmojë atë të mësojë më shumë rreth nënës dhe babit.

Tezja dhe nipi: avantazhet e marrëdhënies për nipin

Jetëgjatësia

Fëmija tashmë ka figura udhëheqëse në familjen e tij, ose prindër. Ai mund të ketë edhe të tjerë si p.sh tezja / halla e tij. Që një nip të ketë një shpëtimtar, tek i cili të besojë dhe të mbështetet, është dhurata më e bukur dhe e shkëlqyeshme që mund t’i bëhet, në fëmijëri, në adoleshencë ose kur është më i rritur.

Shoku më i mirë i jetës

Për nipin, një teze është mbi të gjitha miku special që do të mbetet përgjithmonë dhe që mund të rriten së bashku. Epo … të qenit teze dhe nip është me të vërtetë një marrëdhënie për t’u kultivuar në të gjitha aspektet e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat