Pse sillemi më mirë me të panjohurit sesa me ata që i duam?

Life style

Pse sillemi më mirë me të panjohurit sesa me ata që i duam?

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Sjellja jonë ndryshon varësisht se me kë jemi duke shpenzuar kohë dhe jo gjithmonë jemi të vetëdijshëm për këtë.

Ka një studim shkencor i cili i shpjegon mekanizmat e fshehur që në parim “i kontrollojnë” ato çfarë themi dhe çfarë bëjmë.

Pas tri dekadave me hulumtime, profesoresha e psikologjisë Deborah South richardson ka qenë e aftë të zbulojë se përse sjellja jonë ndryshon varësisht nga personat që i kemi përreth.

Më poshtë i keni disa arsye që tregojnë se përse pranë personave të panjohur sillemi shumë më mirë krahasuar me mënyrën se si sillemi me personat që i duam.

Mendojmë se lidhja jonë është shumë e fortë për ta duruar atë

Ne shpenzojmë një sasi të madhe të kohës me njerëz të rëndomtë apo me persona të panjohur. Pavarësisht se a bëhet fjalë për në vend të punës apo në shkollë, ne duhet ta veshim një fytyrë të lumtur para tjerëve dhe të sillemi sa më mirë sepse thjesht duam të paraqitemi si zemërgjerë e të kulturuar para tjerëve.

Por, kur kthehemi në shtëpi apo kur jemi në shoqërinë e njerëzve të afërt, ne menjëherë s’lirohemi më shumë.

Ne ndihemi më komod të jemi vetvetja pranë njerëzve që i duam. Por të qenit vetvetja nënkupton ta shfaqim çdo anë të karakterit tonë, duke përfshirë edhe anën e keqe.

Dhe, një studim ka konfirmuar se jemi më të prirë që pa vetëdije t’ua shfaqim zemërimin personave më të afërt sepse besojmë që lidhja me ta është shumë e fortë dhe e durojnë atë.

Sa më shumë që lidhemi me dikë dhe sa më shumë ka besim aty, aq më shumë ndihemi se mund t’i tejkalojmë limitet e asaj lidhje.

Ndihemi më pak të sigurt të jemi vetvetja përreth njerëzve të ri

Kur takojmë njerëz të ri, ne në të vërtetë nuk i shfaqim ngjyrat tona të vërteta. Ata thjesht nuk e shohin versionin tonë të vërtetë derisa arrijmë fazën ku e zhvillojmë një lidhje më të thellë me ta.

Edhe nëse diçka na pengon rreth tyre, ne nuk e bëjmë të madhe sepse nuk jemi të relaksuar me atë person dhe nuk e dimë si do të reagojë ai person.

E njëjta nuk vlen për personat që jemi më të afërt me ta. Përkundrazi, kur personat që i duam bëjnë diçka acaruese, ne ndihemi më komfort që të flasim për atë temë. Pra, me të afërmit jemi më të prirë të jemi të hapur për gjërat që nuk na pëlqejnë rreth tyre.

Nuk i tolerojmë karakteristikat negative të njerëzve me të cilët e shpenzojmë shumicën e kohës

Nuk ndodh që papritmas të filloni t’i urreni karakteristikat e caktuara për shokun e dhomës, anëtarët e familjes apo shokun e ngushtë.

Thjesht ju ndaloni t’i toleroni gjërat që qysh prej fillimi nuk ju kanë pëlqyer rreth tyre.

Aq më shumë kohë që shpenzoni me dikë, aq më pak i toleroni gjërat negative rreth tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat