Thëniet më të mira nga libri “The Great Gatsby” për ëndrrat dhe dëshpërimet

Life style

Thëniet më të mira nga libri “The Great Gatsby” për ëndrrat dhe dëshpërimet

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:03
The Great Gatsby

I shkruar nga F. Scott Fitzgerald dhe i publikuar në vitin 1925, The Great Gatsby konsiderohet klasik i literaturës amerikane.

Fatkeqësisht autori nuk ka jetuar mjaftueshëm sa për ta parë librin e tij të arrijë suksese kaq të mëdha.

Novela i ka shitur më pak se 20,000 kopje në fillim dhe disa kritikë e kishin quajtur stilin e autorit si “të detyruar” dhe librin e kishin quajtur si të pa vlerë.

Libri ka të bëjë me përpjekjet e një të riu, Jay Gatsby, i cili përpiqet ta rikrijojë vetveten.

Tërë historinë e shohim nga perspektiva e narratorit – Nick Carraway, i cili është shpërngulur në New York dhe jeton afër derës së Gatsbyt.

Personazhi kryesor është një ëndërrimtar i madh me një stil shumë ekstravagant të jetesës.

Ai jeton në një rezidencë gjigante gotike dhe organizon ahengje glamoroze çdo të shtune mbrëma. Por personaliteti i tij është një shpikje e tërësishme pasi që Gatsby është rritur i varfër dhe madje ky nuk është as emri i tij i vërtetë.

Të gjitha përpjekjet e tij për t’u bërë i pasur i dedikohen rikthimit të gruas që e dashuron.

The Great Gatsby eksploron gjëra si idealizmi, dashuria, dekadenca, rezistenca ndaj ndryshimit, statusi social, etj.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më të mira të këtij libri për magjepsjen, ëndrrat, dëshpërimin, etj.

– “Kurdo që ndiheni se duhet ta kritikoni dikë, vetëm mbani mend se të gjithë njerëzit në botë nuk i kanë pasur avantazhet që i ke pasur ti”

– “Le t’ia shfaqim miqësinë dikujt kur është gjallë e jo pasi që të ketë vdekur”

– “Kursimi nga gjykimet është çështje e shpresës së pafundme”

– “Më ka rastisur ta kuptoj se nuk ka dallim mes njerëzve, në inteligjencë apo racë, aq të thellë sa diferenca mes të sëmurit dhe të shëndoshit”

– “Jam në mesin e shumë pak njerëzve të sinqertë që i kam njohur në jetë”

– “Është një avantazh shumë i madh të mos pini kur jeni në mesin e atyre që pinë shumë”

– “Nesër do të vrapojmë më shpejt e duart do t’i shtrijmë më gjatë”

-“Më pëlqejnë ahengjet e mëdha. Janë më intime. Në ahengjet e vogla nuk ka privatësi”

– “Njerëzit janë zhdukur, janë rishfaqur, kanë bërë plane për të shkuar diku dhe pastaj e kanë humbur njëri-tjetrin, kanë kërkuar për njëri-tjetrin dhe e kanë gjetur njëri-tjetrin pak metra larg”

– “Sytë e tyre u takuan dhe filluan ta shikonin njëri-tjetrin, të vetëm në hapësirë”

– “Nevojiten dy persona për një aksident”

– “Ajo ishte duke e ndjerë presionin e botës jashtë dhe dëshironte ta shihte atë dhe ta ndjente prezencën e tij afër saj dhe të sigurohej se ajo ishte duke e bërë gjënë e sigurt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat