Aq më pak që luajnë fëmijët, aq më shumë kanë shanse të kenë çrregullime mendore - Bota Sot
Aq më pak që luajnë fëmijët, aq më shumë kanë shanse të kenë çrregullime mendore

Life style

Aq më pak që luajnë fëmijët, aq më shumë kanë shanse të kenë çrregullime mendore

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Tërë kohën jemi të brengosur për të ardhmen e fëmijëve dhe mundohemi t’i marrim vendimet më të mira për ta.

Sidoqoftë, çfarë mund të mos kemi ditur deri tani është se fëmijëve u duhet siguruar hapësirë për të luajtur dhe për të eksploruar ata vet.

Siç duket, kjo ndihmon që ta përforcojë shëndetin mendor të fëmijëve.

Aq më pak që luajnë fëmijët, aq më shumë ndikohen nga tjerët

Në jetët e përditshme, fëmijët vazhdimisht u ekspozohen gjykimeve të tjerëve dhe kjo i parandalon ata ta eksplorojnë botën vetvetiu.

Si rezultat i kësaj, fëmijët mund ta reduktojnë kohën e lojës që të punojnë për lëvdata në mënyrë që t’i kënaqin tjerët dhe të shpërblehen.

Duke luajtur më pak ata do të ndikohen më shumë nga tjerët dhe kjo i bën fëmijët shumë të lehtë për t’u manipuluar.

Gjithashtu ata do të ndihen më të stresuar sepse do të punojnë më shumë që t’i kënaqin tjerët në vend se ta shijojnë kohën duke luajtur.

Duke luajtur më pak, fëmijët e humbin ndjenjën e kontrollit personal

Në rastin e fëmijëve, sensi i parë i kontrollit personal ndodh përmes lojërave sepse fillojnë t’i kontrollojnë ndërveprimet e tyre të para me gjërat që i rrethojnë.

Aq më pak që luajnë fëmijët, aq më pak të pavarur janë kur mundohen t’i kontrollojnë veprimet e tyre.

Nëse fëmijët nuk e mësojnë këtë, ata do të kenë mungesë të kontrollit personal dhe pastaj mund të bien në depresion.

Mungesa e kohës për të luajtur shkakton që ata të kenë më pak edhe kontroll emocional

Fëmijët humbasin e fitojnë gjatë lojërave, e kjo i inkurajon ata të fillojnë të mësojnë për emocionet dhe si t’i kontrollojnë ato.

Ata ballafaqohen me lumturi e palumturi, me ndjenjën e mirë të fitores e me frikën e humbjes dhe, më e rëndësishmja, nëse fëmijët nuk iu ekspozohen këtyre ata përfundojnë duke mos mësuar se si të ballafaqohen me dhimbjet.

Aq më pak që luajnë, aq më pak kontroll emocional do të kenë.

Mungesa e lojës e ngadalëson zhvillimin e fëmijëve

Stilet e ndryshme të lojërave ua zhvillojnë atyre tipet unike të personaliteteve. Si rezultat, fëmijët zhvillojnë interesa dhe kompetenca që janë të përshtatshme për stilin e tyre të personalitetit dhe të stilit të jetesës.

Ata fillojnë ta kuptojnë se çfarë iu pëlqen e çfarë jo, duke i lejuar të marrin vendime të pavarura varësisht nga interesat që i kanë.

Nëse fëmijët nuk luajnë, ata nuk do të jenë të aftë të punojnë për zhvillimin e tyre si njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...