Pozicioni seksual që rekomandohet nga mjekët për personat me probleme ejakulimi

Life style

Pozicioni seksual që rekomandohet nga mjekët për personat me probleme ejakulimi

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Shumica e meshkujve herë pas here dështojnë të mbajnë ereksionin dhe kjo ndodh zakonisht për shkak të stresit, lodhjes, ankthit ose teprimit me alkool.

Dr Shahzadi Harper, një ekspert në menopauzë dhe ndryshime hormonale që ndikojnë në ndjenjën seksuale, ka zbuluar një pozicion që burrat mund ta adoptojnë, në një përpjekje për të parandaluar disfunksionin erektil.

Kur sugjeron se çfarë pozicioni duhet të praktikojnë meshkujt në përpjekje për të lehtësuar problemin, mjeku sugjeroi pozicionin ‘doggystyle’.

“Unë mendoj se penetrimi nga mbrapa ndihmon meshkujt, sepse kjo pozitë shkakton më pak presion. Kjo, pasi që ata nuk kanë kontakt sy më sy me partneren”, potencoi Dr. Harper, duke folur për pozicionin ‘doggystyle’.

Përderisa problemet me ereksionin nuk janë shqetësuese nëse ndodhin rrallëherë, në rast të shpeshtimit të tyre, institucioni britanez shëndetësor NHS rekomandon të vizitoni mjekun e përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat