Vetëm pas kësaj moshe, fëmijët e kuptojnë rëndësinë e ‘detyrave të shtëpisë’ - Bota Sot
Vetëm pas kësaj moshe, fëmijët e kuptojnë rëndësinë e ‘detyrave të shtëpisë’

Life style

Vetëm pas kësaj moshe, fëmijët e kuptojnë rëndësinë e ‘detyrave të shtëpisë’

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 23:27
Sipas psikologëve më herët vetëm stresohen

Pas 25 vitesh studimesh dhe hulumtimesh mbi detyrat e shtëpisë, shkencëtari Harris Coopers doli në përfundimin se detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor

Në librin e tij “Beteja mbi Detyrat e shtëpisë” me qindra argumente ai ka mbrojtur tezën se “ Në ciklin parashkollor dhe atë të ulët” nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive si “detyra shtëpie”.

Nëse në ciklin e mesëm apo të lartë detyrat, projektet dhe çdo gjë tjetër është mjaft efektive, tek fëmijët nën 10 vjeç efekti është i kundërt.

Sipas hulumtimit, ka disa arsye pse mësuesit nuk duhet të ngarkojnë me detyra shtëpie nxënësit e shkollave fillore:

Detyrat e shtëpisë mund të gjenerojnë ndjenja negative ndaj shkollës. Kjo është gjëja e fundit që mësuesit duhet të bëjnë, të kthejnë fëmijët kundër shkollës.

Detyrat e shtëpisë japin një ndjenjë të rreme përgjegjësie. Ata që mbështesin detyrat e shtëpisë thonë se detyrat e shtëpisë ndihmojnë fëmijët të bëhen më të përgjegjshëm, por kjo është e vërtetë vetëm në një moshë të vonë.

Fëmijët kanë nevojë, mesatarisht, dhjetë orë gjumë në ditë. Që fëmijët të jenë 100% produktivë në shkollë në shtëpi duhet të pushojnë dhe jo të bëjnë detyra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...