Realiteti i dhimbshëm pas lindjes. Kjo nënë bën atë që e fshehin të gjitha të tjerat

Life style

Realiteti i dhimbshëm pas lindjes. Kjo nënë bën atë që e fshehin të gjitha të tjerat

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:20
28-vjeçarja Amanda Bacon nga Karolina e Veriut dhe bashkëshorti i saj Ken

28-vjeçarja Amanda Bacon nga Karolina e Veriut dhe bashkëshorti i saj Ken janë shumë entuziastë për pjesëtarin më të ri të familjes. Gjithashtu, ata janë të sigurt se vogëlushi Pierson do të jetë një vëlla shumë i mirë për motrën e tij të madhe, Kaelyn.

Pas lindjes, Amanda vendosi të publikojë në Facebook një fotografi shumë të veçantë, e cila brenda natës mori më shumë se 1 milion “like”. Dhe kjo ndodhi për shkak të një detaji të vogël, por shumë të rëndësishëm që duket në sfond, një detaj që nuk do të publikohej nga çdokush.

“Mëmësia pa doreza. E publikova këtë foto sepse është reale. Kështu është mëmësia, brutale, e vrazhdë, fantastike dhe për të qeshur. Të gjitha në një. Të lindësh një fëmijë është një eksperiencë shumë e bukur dhe rrallë njerëzit flasin për fytyrën e vërtetë të mëmësisë, aq më tepër ta pasqyrojnë atë me fotografi. Disa e konsiderojnë gabim, por pse? Vërtet nuk mund t’i kuptoj. Duhet të edukohemi dhe të pranojmë çdo anë të shtatzënisë, duke përfshirë edhe këtë moment. Asgjë nuk e karakterizon më mirë një shtatzëni sesa një foshnjë që bën pis kudo dhe një nënë e re që vesh bebelina”,- shkruan Amanda.

Duke publikuar këtë fotografi, Amanda Bacon tregon thjesht realitetin pas lindjes dhe të gjitha momentet që përmban ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat