Kate Middleton në ngjyra vjeshte: Për dukjen e saj të gjithë po flasin!

Life style

Kate Middleton në ngjyra vjeshte: Për dukjen e saj të gjithë po flasin!

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 20:46
Kate Middleton

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka vizituar Muzeun natyror në Londër

Fotografët kanë publikuar fotot e saj, ndërkaq kritikët e modës janë ngazëllyer kur kanë parë çfarë ka veshur Kate.

Në të vërtetë, ajo është shfaqur në edicion me rroba të shtrenjta të cilat bartin nënshkrimin e brendëve të famshëm.

E njohur për modestinë e saj, kur është fjala për veshjen, Kate këtë herë ka dalë nga korniza, mirëpo kjo gjë adhuruesit e saj nuk i ka penguar.

Ajo ka pasur të veshur pantallona valëvitës ngjyrë të gjelbër ulliri dhe fanellën me fyt me dezen të mrekullueshëm.

Image

Në duar ka bartur çantën e shtrenjtë Chanel në vlerë prej më shumë se 3.000 dollarësh, ndërsa ka mbathur këpucë ngjyrë të njëjtë me çmim të ngjashëm.

Kate së shpejti bashkë me Princin William do të shkojë në udhëtim zyrtar në Pakistan, andaj pritet që stilin e ri edhe atje ta tregojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat