Jo, ju ende nuk e keni harruar atë person, ja shenjat

Life style

Jo, ju ende nuk e keni harruar atë person, ja shenjat

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Po thoni të vërtetën kur thoni: E kam harruar?

Mbas ndarjes është e vështirë që ta harroni dikë vetëm sepse të tjerët ju thonë vazhdimisht se ka ardhur koha ta bëni.
Nuk ka një kohë të caktuar apo ekzakte të nevojshme për të harruar dikë por ama ka disa shenja që tregojnë nëse e keni akoma në mendje.

Provoni veten:

 Mendoni për të shumicën e kohës.

 I kontrolloni profilin në rrjetet sociale.

 Jeni të interesuar për të gjithë dhe askënd në të njëjtën kohë.

 Disa herë mundoheni të bindni veten se e keni harruar 100%.

 Do të bënit ende çdo gjë për të.

 Kur ju ndodh diçka e bukur ai/ajo është personi i parë që doni t’ia thoni.

 Ndjeni akoma emocione për atë që ka ndodhur.

 Kur dikush përshkruan personin ideal, ju mendoni ende për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat