Jeni njerëz që skuqni lehtë? Mësoni çfarë ka zbuluar shkenca për ju

Life style

Jeni njerëz që skuqni lehtë? Mësoni çfarë ka zbuluar shkenca për ju

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:29
Ilustrim

Edhe krijuesi i Teorisë së Evolucionit, Charles Darwin, shkroi se qenia njerëzore është "specia e vetme që ka aftësinë të skuqet".

Kur ndjehemi të turpëruar, trupi ynë kryen një seri procesesh të ndryshme neurokimike që stimulojnë prodhimin e adrenalinës dhe përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.

Ndërsa qarkullimi i gjakut rritet, enët sipërfaqësore goditen dhe më pas faqet kthehen të kuqe.

Vetë fakti i moskontrollimit të këtij reagimi i bën njerëzit që kthehen të kuq edhe më në siklet dhe kjo është një demonstrim i sinqeritetit dhe i cenueshmërisë.

Një sondazh i botuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale ka studiuar sjelljen e rreth 60 studentëve të universitetit në tregimin e momenteve të tyre më të sikletshme.

Rezultatet ishin të mahnitshme, kjo është ajo që doli. Ndër reagimet më elokuente, siç është mbulimi i fytyrës dhe ulja e syve, skuqja ka shkaktuar empatinë më të madhe mes studentëve dhe dëgjuesve, duke i bërë ata njerëz bujar dhe mjaft të besueshëm. Prandaj, mos u turpëro nëse bëni pjesë në këtë kategori, jeni njerëz të mrekullueshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat