Sa duhet të jetë i nxehtë uji kur bëni dush që të keni lëkurë sa më të mirë

Life style

Sa duhet të jetë i nxehtë uji kur bëni dush që të keni lëkurë sa më të mirë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Nuk ka gjë më të mirë sesa një dush i nxehtë kur jashtë janë temperaturat e ftohta.

Por, nëse veç dëshironi ta trajtoni veten mirë, atëherë patjetër se duhet t’i kushtoni vëmendje temperaturës së ujit.

Përderisa mund të preferoni të pastroheni me ujë të nxehtë, ekspertët tregojnë se aq më i nxehtë uji, aq më shumë do t’ju thahet lëkura.

Sipas tyre, temperatura ideale e ujit duhet të jetë mes 36 dhe 38 gradë Celsius.

Veç kësaj, nëse bëni dush me ujë me temperaturë më të lartë se 38 gradë, ju do të lodheni më shumë.

Përndryshe, rekomandohet që dushi të zgjatë për 15 minuta ose përndryshe uji largon shumë lagështi nga lëkura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat