Pse fëmijët nuk i dëgjojnë prindërit? Edukatorja i zbulon arsyet dhe mënyrën si të reagoni

Life style

Pse fëmijët nuk i dëgjojnë prindërit? Edukatorja i zbulon arsyet dhe mënyrën si të reagoni

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 17:32
Ilustrim

Çdo prind e din sa e bezdisshme është kur fëmija e injoron apo refuzon t’i bindet urdhrave, e veçanërisht kur vazhdimisht i thotë diçka.

Kristina Montesori, edukatore 36 vjeçare, i ka identifikuar disa prej arsyeve të mundshme se përse fëmijët nuk iu binden prindërve.

Nuk mund t’ju dëgjojnë
Fëmijët ndonjëherë përqendrohen shumë në interesat e tyre – vizatim, lojëra, etj. – saqë vërtet se nuk mund t’ju dëgjojnë se çfarë po thoni.

Kur janë duke kryer një aktivitet dhe ju u flisni, ata thjesht e interpretojnë si zhurmë në prapavijë.

Në këto raste, rekomandohet që ta fitoni vëmendjen e fëmijës duke u ulur në nivelin e tij, duke bërë kontakt me sy dhe pastaj duke ia interpretuar kërkesën tuaj.

Nuk dëshirojnë t’ju binden
Ndonjëherë fëmijët thjesht nuk dëshirojnë të bëjnë çfarë iu thoni. Jo për shkak se dëshirojnë t’jua sosin çdo atom të durimit që e keni, por thjesht sepse kanë dëshira tjera.

Në raste të tilla, duhet t’iu tregoni se i kuptoni ndjenjat e tyre dhe të kërkoni me mirësi t’ju binden.

Nuk kuptojnë
Shpesh mund t’iu jepni fëmijëve shpjegime të gjata se çfarë kërkoni nga ta, por ata e kanë shumë lehtë të harrojnë.

Ndoshta mund t’ju duket se fëmijët po ju injorojnë, por thjesht mund të mos jenë duke kuptuar se çfarë po iu kërkoni. Kjo është në veçanti e vërtetë për ata që janë më të vegjël.

Prandaj, kur i kërkoni një fëmijës të bëjë diçka, përdorni sa më pak fjalë që është e mundshme.

Janë të zënë
Çfarëdo që fëmija juaj mund të jetë duke bërë në atë moment mundet që juve të mos ju duket e rëndësishme, por mund t’i duket shumë e rëndësishme fëmijës.

T’i kërkoni fëmijës të vijë të hajë drekë kur është duke e kryer një lojë është po aq bezdisëse sa kur ju ndërpret juve dikush gjatë kohës që jeni duke e shkruar një e-mail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat