4 këshilla nëse ndiheni të lodhur

Life style

4 këshilla nëse ndiheni të lodhur

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 20:37
Ilustrim

Oraret e gjata të punës, i ftohti i stinës si dhe shumë angazhime të tjera ju bëjnë të ndiheni të lodhur.  Ju sjellim 4 këshilla sesi të ndiheni  më energjik.

Konsumoni një drekë të lehtë

Hani diçka të lehtë për drekë. Ushqimet e rënda do t’ju shtojnë lodhjen tuaj, gjithashtu duhet të hiqni dorë nga zakoni për të ngrënë një copë tortë gjatë mesditës. Ushqimet që përmbajnë sheqer të shtuar rrisin presionin e gjakut, duke dhënë efektin e menjëhershëm të qetësisë. Duke rënë presioni i gjakut bien edhe energjitë tuaja, gjë që çon në mungesën e përqendrimit dhe të performancës.

Merrni më shumë proteina

Keni nevojë për më shumë proteina, sepse ato i japin energji trupin tuaj. Ushqehuni me produkte të pasura me proteina për mëngjes të tilla si: kos, qumësht, djathë dhe vezë, në mënyrë që t’i jepni energji trupit tuaj.

Merrni vitaminat e nevojshme

Për të shmangur këputjen pasdite, ju mund të pini multivitamina në drekë.

Merrni ajër të pastër

Pas një dite të gjatë në zyrë, trupi juaj kërkon oksigjen. Ecni 10 minuta në ajër të pastër dhe do të ndiheni më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat