6 shprehi me para që dëmtojnë biznesin tuaj

Life style

6 shprehi me para që dëmtojnë biznesin tuaj

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 23:20
Ilustrim

Financat e kompanisë tuaj mund të jenë dekurajuese, por mos u brengosni: Ju ende mund t’i shndërroni ato para në sukses.

Asnjë ndërmarrës nuk nis një biznes me qëllimin që t’a mbyllë atë pas disa muajve. Por realiteti qëndron se 50 përqind e bizneseve dështojnë brenda pesë viteve të para. Në anën tjetër, ka shumë biznese të cilat kanë mbushur 10 vite dhe ende po ia dalin shumë mirë. Një gjë që këto biznese kanë të përbashkët janë shprehitë e suksesit që këto biznese kanë me të cilat pronarët e biznesit jetojnë.

Me siguri do të befasoheni me faktin se këto shprehi kanë të bëjnë me paratë tuaja dhe se sa ka lidhje biznesi juaj me shprehitë e parave.

Kjo nuk do të thotë se këto shprehi formohen herët: Fatkeqësisht, mësuesit nuk i mësojnë fëmijët se si duhet t’i manovrojnë paratë, dhe për këtë arsye ne të rinjtë kemi probleme në këtë zonë.

Por nëse biznesi juaj po ia del mirë në shitje por ende financat tuaja nuk janë inkurajuese, është e dukshme se ju keni shprehi të gabuara të parave. Ndoshta ju i keni bërë këto gjëra me vite: por mos humbisni shpresën. Ju ende mund të arrini sukses. Këtu janë shprehitë e këqija të parave dhe çfarë të bëni për to:

Duke mos pasur vëmendje ndaj ‘’parave të vogla’’

Si një ndërmarrës i mallrave të konsumatorëve, është dashur të bëja shitje disa herë të cilat kushtonin pak më shumë se 1 dollar. Në atë kohë të shitjeve, unë nuk i konsideroja ato të ardhura si ‘’para’’. Por zakonisht befasohesha kur shikoja të gjitha të ardhurat e ditës dhe ato shitje njëdollarëshe vazhdonin të formonin qindrat dhe nganjëherë mijëra dollarët që kisha.

Unë u desh të mësoja se shumat e vogla bëjnë shumat e mëdha.

Ngjashëm, nëse shpenzoni vlera të vogla pa vëmendje sepse ato janë të vogla, atëherë: lajme flesh! Ju nuk do të fitoni shumë dhe biznesi juaj do të ketë më pak qasje ndaj kapitalit aktual të punës.

Duke mos shumëfishuar rrjedhat e të ardhurave të biznesit tuaj

Milioneri mesatar ka të paktën shtatë rrjedha të të ardhurave, sipas studimeve të fundit. Përderisa është e vërtetë se ai fokus është një pjesë e madhe e suksesit të biznesit, shumë pronarë të biznesit e kanë keqkuptuar ‘’fokusin’’ duke menduar se drejtimi i një biznesi të vetëm është një mënyrë e sigurtë.

Fokusi nuk është i njëjtë si të jesh i verbër ndaj mundësive. Ju ende mund të jeni të shumëllojshëm brenda zonës tuaj të ekspertizës në mënyrën se si ofroni shërbimet ose artikujt dhe ndoshta në vendimin tuaj për të ofruar produkte ose shërbimet tuaja të shumëllojshme.

Shumëllojshmëria është mënyra më e fuqishme për të pasur një ndarje të madhe të tregut dhe për të rritur të ardhurat.

Duke mos kursyer

Kjo është mënyra më e zakonshme, për shkak se kursimi është forma më themelore e rritjes të shumës të parave që keni. Mirëpo, fatkeqësisht, shumë pak njerëz kursejnë. Shumica e njerëzve më përpara do jepnin arsyetime. Në fakt, mezi gjysma e Amerikanëve kursejnë më pak se 5 përqind të të ardhurave të tyre.

Kur drejtoni një biznes, ju duhet të kurseni para pavarësisht shumës. Në përvojën time kursimet gjithmonë janë të dobishme, veçanërisht kur një mundësi e papritur e biznesit troket në derë.

Duke mos marrë hapat për të zvogëluar balancin dhe borxhet e kartës tuaj të kreditit.

Përdorimi i kartës së kreditit të biznesit zakonisht ka rreziqe. Kështu që nuk është e mjaftueshme të merrni një kartë: ju njëlloj duhet të mësoni se si t’a përdorni atë me përgjegjshmëri. Nëse mundeni, paguani ato borxhe të kartës së kreditit sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe shmangni përdorimin e tyre që të paktën të shmangni përqindjen e lartë të interesit që kanë. Ju nuk keni pse të paguani të gjitha; vetëm filloni me borxhet më të vogla në faturën tuaj, dhe vazhdoni më vonë.

Duke mos rritur shkurtimet e taksave

Ka disa mënyra ligjore për lirimin nga taksat dhe gjithashtu edhe shkurtimet të cilat janë në dispozicion për ju. Mos shfrytëzimi i këtyre gjërave nuk është i drejtë për biznesin tuaj. E vërteta e hidhur është se shumë pronarë të bizneseve të vogla nuk janë të vetëdijshëm se si funksionojnë këto zbritje dhe shpesh ndihen sikur planifikimi i taksave është një mënyrë për t’i ikur sistemit, ose si do të thonin disa, ‘’të luani me sistemin’’.

E vërteta është se, është tërësisht ligjore. Si mendoni se mbijetojnë bizneset e mëdha me taksat aq të larta? Ju ndoshta duhet të këshilloheni me një profesionist të taksave që të merrni udhëzime.

Duke mos mbajtur veten “në rrogë’’

Ju mund të mos e përdorni termin “rrogë’’, por fakti se ju jeni pronari i biznesit nuk do të thotë se duhet të trajtoni të gjitha të ardhurat si përfitime personale sapo të largoni pagesat e stafit dhe shpenzimet e kapitalit. Marrja e pagave në intervale të rregullta është një mënyrë për të treguar respekt ndaj biznesit tuaj.

Biznesi juaj rritet në mënyrë natyrale kur e respektoni atë.

Kështu që, vazhdoni dhe ndërtoni atë perandori! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat