Katër shenjat që tregojnë se jeni nënë e shkëlqyer

Life style

Katër shenjat që tregojnë se jeni nënë e shkëlqyer

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:28
Ilustrim

Rritja e fëmijëve është gjëja më e bukur, por edhe më e vështira që mund të ekzistojë.

Ditëve të sotme, shumica e prindërve brengosen se a janë duke i rritur fëmijët mirë dhe kanë pritshmëri të larta.

Megjithatë, psikologët kanë shpjeguar se cilat janë shenjat që tregojnë se jeni një nënë e shkëlqyer.

Fëmija shfaq emocione të ndryshme para juve

Ndonjëherë mund t’ju duket se nuk është e nevojshme që fëmija t’i shfaq të gjitha emocionet para juve, por aftësia e fëmijës për ta shfaqur zemërimin, mërzinë apo frikën është shenjë e mirë sepse fëmija ndihet i sigurt.

Keni kujdes të mos e lini fëmijën të ndihet “i mbyllur” dhe vlerësojeni për shfaqjen e emocioneve, pavarësisht se çfarë emocione janë ato.

Kur fëmija lëndohet apo ka problem, vjen te ju

Nëse ndodh kjo, atëherë ju jeni porta e sigurt për fëmijën tuaj.

Dëgjimi i problemeve të fëmijës – sado të vogla apo të mëdha që janë – e krijon një lidhje të hapur e të mrekullueshme mes nënës e fëmijës për gjërat e vështira në jetë.

Flet para juve pa frikë

Nëse fëmija flet apo i shpreh pa frikë emocionet para juve, atëherë kjo është shenjë pozitive e një lidhje të hapur e fleksibile.

Disa prindër pa vetëdije e kufizojnë komunikimin me fëmijën e tyre, andaj ata fëmijë nuk ndihen të flasin lirshëm para prindërve.

Kjo është gjë e gabuar dhe keni kujdes.

I inkurajoni interesat dhe talentet e fëmijës

Duke zhvilluar interesa dhe talente, fëmija zhvillon aftësi dhe arrin rezultate.

Është e mrekullueshme kur prindërit e inkurajojnë fëmijën t’i ndjekë ëndrrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat