Shtypja e pikave të zeza dhe puçrrave korrespondon me një lloj personaliteti. Ja cili është ai…

Life style

Shtypja e pikave të zeza dhe puçrrave korrespondon me një lloj personaliteti. Ja cili është ai…

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Ka shumë zakone “të ndyra” që mund të na tregojnë shumë për veten tonë. Një nga zakonet më të shpeshta është të shtypni puçrrat në fytyrë, shpinë ose shumë pjesë të tjera të trupit. Kjo praktikë shumë e çuditshme e ndan shoqërinë në 2 grupe, domethënë ata që e duan këtë zakon dhe ata që e urrejnë. Por ndarja nuk mbaron këtu, sepse ka nga ata që duan ta bëjnë atë vetëm për veten e tyre si dhe edhe për të tjerët.

Por pyetja që shumë po shtrojnë është: “Pse ka shumë që marrin kënaqësi në shtypjen e puçrrave?

Ky zakon është një mani e vërtetë kolektive. Në fakt, nëse përpiqeni të kërkoni në YouTube, “shtypja e pikave të zeza ose puçrrave”, do të gjeni shumë video me miliona shikime.

Dermotillomania

Dermotillomania është një çrregullim klinik që karakterizohet nga një ngacmim i vazhdueshëm i lëkurës që shkakton lezione të lëkurës.

Çfarë fshihet pas kënaqësisë së shtypjes së pikave të zeza dhe puçrrave?

Nina Strohminger, autorja e librit “The Hedonics of Disgust” (Universiteti i Michigan, 2013) shpjegon se shtypja e pikave të zeza dhe puçrrave mund të lidhen me dëshirën për të eksperimentuar.

Dean McKay, profesor i psikologjisë në Universitetin Fordham në New York shpjegon se përmes këtij zakoni ju përjetoni një dridhje dhe një ndjenjë kënaqësie dhe lehtësimi.

Amy Wechsler, një dermatologe dhe psikiatre në New York, raporton se disa prej pacientëve të saj shtypin pikat e zeza dhe puçrrat për t’u çlodhur. Literatura psikologjike shpjegon se ky zakon ndihmon në uljen e gjendjeve emocionale siç janë ankthi, zemërimi, tensioni, mërzitja ose vetmia. Me pak fjalë, praktika e shtypjes së pikave të zeza dhe puçrrave mund të ketë stimuj të kushtëzuar nga pavetëdija jonë.

Shtrydhja e pikave të zeza dhe puçrrave nga trupi juaj mund të jetë për shkak se nuk mund të pranoni gabime të bëra ose të përjetuara në të kaluarën. Kur ky qëndrim shtrihet edhe në flokë, lëkurë dhe papërsosmëri të tjera të lëkurës, personi tenton të vuajë nga perfeksionizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat