Lëkurë e acaruar? Ja si ta kuroni në kushte shtëpiake

Life style

Lëkurë e acaruar? Ja si ta kuroni në kushte shtëpiake

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:15
Ilustrim

Kemi dëgjuar që shumë persona, kanë probleme me acarimin e lëkurës. Zonat delikate si mes kofshëve, poshtë gjoksit, mjekra, etj acarohen nga vapa, djersitje, depilimi dhe shumë faktorë të tjerë që ndonjëherë janë të pashmangshëm.

Por nuk keni asnjë arsye për t’u shqetësuar. Çdo produkt që ju nevojitet për ta kuruar ndodhet në shtëpinë tuaj. Bëhet fjalë për mjekime natyral si akulli, pudër bebeje, ujë, kamomil apo edhe aloe vera.

Mbështillni me një leckë disa kuba akulli dhe vendosini mbi zonën problematike. Kjo metodë është shumë efektive në momentet e para, kur skuqja sapo ka filluar.

Ujë dhe miell tërshëre- Një studim vuri re se produktet që përmbanin tërshërë ulnin ndjeshëm mundësinë për infeksione apo alergji. Kështu, për të trajtuar lëkurën e skuqur ju duhen 2 filxhanë miell tërshëre dhe një vaskë me ujë të vakët. Qëndroni në të për 20 minuta dhe rezultatet do të jenë të dukshme. Larja me tërshërë sugjerohet çdo ditë.

Vaj i lules calendula me çaj kamoili dhe jeshil- Sipas një studimi të 2009- ës vaji I lules së calendula- s ka veti të jashtëzakonshme kundërbakteriale ndaj vendosni disa pika aty ku keni skuqje, djegie apo dhibje. Vajin mund ta përzieni edhe me kamomil të tharë ose çaj jeshil.

Pudër bebeje- Sipas dermatologëve pudra librikon lëkurën dhe nuk lejon krijimin e frakturave të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat