Ata që postojnë selfie shihen nga tjerët si më pak të suksesshëm, më të pa sigurt dhe më pak aventuresk

Life style

Ata që postojnë selfie shihen nga tjerët si më pak të suksesshëm, më të pa sigurt dhe më pak aventuresk

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 06:41
Ilustrim

E keni gjetur një vend të bukur për të bërë foto, keni bërë dhjetëra selfie dhe keni shpenzuar shumë kohë për ta zgjedhur më të mirën që ta postoni.

Por, nuk është kaq e thjeshtë!

Sado që mendoni se po dukeni mirë në atë selfie, ndjekësit (Followers-at) tuaj do të mendojnë ndryshe.

Ata që postojnë selfie perceptohen si më pak të suksesshëm dhe më të pasigurt

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendojnë për personalitetin tuaj njerëzit që nuk ju njohin kur jua shikojnë fotografitë në rrjete sociale?

Këtë janë përpjekur ta zbulojnë shkencëtarët amerikanë.

Pas eksperimenteve të ndryshme, rezultatet kishin treguar se personat që postojnë selfie shihen nga tjerët si më pak të suksesshëm, më të papëlqyeshëm, më pak të hapur ndaj gjërave të reja dhe më të pasigurt.

Veç kësaj, selfie-t që jua ‘lavdërojnë’ pamjen fizike në veçanti perceptohen si më negative.

Ndryshe nga këto, personat që postojnë fotografi të shkrepura nga dikush tjetër perceptohen si njerëz me më shumë vetëbesim, më aventuresk, më të suksesshëm dhe mendohen se kanë potencial për të qenë miq të mirë.

Rezultatet e këtyre studimeve jo domosdoshmërish nënkuptojnë se shumicës së njerëzve nuk iu pëlqejnë selfie-t që i keni ose se ata mendojnë gjëra të këqija për ju.

Por, herën tjetër që postoni selfie, përpiquni të imagjinoni se çfarë do të mendonte dikush që nuk ju njeh për jetën tuaj duke u bazuar vetëm në fotot që i keni.

Pra, a janë selfie-t duke i përçuar mesazhet e duhura?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat