Si përfundim, sa herë duhet t’i shkumëzoni flokët gjatë larjes?

Life style

Si përfundim, sa herë duhet t’i shkumëzoni flokët gjatë larjes?

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 06:53
Ilustrim

Larja e flokëve është një rutinë shumë e rëndësishme, por sa herë në javë duhet t’i lani dhe si duhet t’i lani varet gjithmonë nga flokët tuaj

Megjithatë, nuk duhet të harroni asnjëherë se është shumë e rëndësishme t’i shkumëzoni flokët dy herë gjatë larjes. Ndërsa për sa i përket balsamit, aplikojeni gjithmonë vetëm në fundet e flokëve.

Pse duhen shkumëzuar dy herë flokët?

Ashtu siç lani fytyrën dy herë për të pastruar sa më mirë mbetjet e grimit dhe papastërtitë, edhe flokët duhet të shkumëzohen dy herë për t’u pastruar sa më mirë.

Shkuma e parë ndihmon për largimin e djersës, qelizave të vdekura etj., por nuk i pastron asnjëherë mirë flokët, ndërsa e dyta heq çdo papastërti të mbetur.

Nëse keni flokë të yndyrshëm dhe e ndjeni të nevojshme t’i lani përditë, atëherë nuk është nevoja t’i shkumëzoni dy herë, pasi vetëm një mjafton.

Në rast se flokët tuaj nuk janë të yndyrshëm, shmangni larjen e përditshme. Larja tri herë në javë është më se e mjaftueshme, që flokët tuaj të jenë të pastër dhe të duken bukur.

Kini kujdes që gjatë larjes ta masazhoni skalpin me lëvizje të buta, por pa ushtruar presion. Po ashtu, shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë, pasi ndihmon në pastrimin më të mirë të folikulave, si dhe nxit qarkullimin e gjakut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat