Këtë ushtrim çdo femër duhet t’i dijë: Zbut dhembjet menstruale, lehtëson lindjen, forcon komblikun!

Life style

Këtë ushtrim çdo femër duhet t’i dijë: Zbut dhembjet menstruale, lehtëson lindjen, forcon komblikun!

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 07:54
Ilustrim

Bëjeni këtë ushtrim do ditë dhe nuk do të keni probleme me dhembjet e barkut dhe të shpinës

Ushtrimi “flutur” është shumë i dobishëm për shëndetin e femrës.

Zhvillon nyjat e kofshëve, përmirëson qarkullimin e gjakut në organet e komblikut, forcon mitrën, zbut dhembjet gjatë menstruacioneve, sepse qetëson edhe organet e tjera, si edhe pjesën e poshtme të shpinës.

Veç kësaj, ky ushtrim i kontribuon aktivizimit të veshkave, sistemit gjenito-urinar dhe shërben për pengimin e radikulitisit, kileve dhe venave varikoze.

Rekomandohet edhe gjatë shtatzënisë, sepse forcon mitrën, fshikëzën dhe lehtëson rrjedhën e lindjes.

Qe se si bëhet ushtrimi “flutur”:

• Uluni në dysheme dhe kryqëzoni këmbët.
• Bashkoni shputat dhe thembrat, kapni me duar shputat dhe afroni sa më shumë që të jetë e mundshme mes këmbëve.
• Stomaku dhe gjoksi janë nxjerrë përpara.
• Shpina është e shtrënguar.
• Mjekra lehtë e lëshuar në drejtim të gjoksit.
• Supet janë të shtrira përpara, shpatullat të tërhequra.
• Bërrylat janë fort të shtrënguar në sipërfaqen e brendshme të kofshëve.
• Shtyni me bërryla anën e brendshme të kërdhokullave, derisa këmbët të lëshohen plotësisht deri në dysheme.
• Qëndroni në këtë pozicion prej 30 deri në 60 sekonda, merrni frymë njësoj.
• Çdo herë shtoni zgjatjen e këtij ushtrimi.

Kapni këmbët sa më fuqishëm dhe sa më shumë shtrëngoni, sepse vetëm ashtu mund t’i shtrini maksimalisht.

Provoni të mos e lakoni shpinën, nëse ju është e vështirë, ushtrimin bëjeni afër murit.

Nëse nuk mund t’i kapni shputat me dorë, përdorni rripin.

Qëllimi është t’i shtrini sa më shumë, ndërkaq në periudha të “pushimit” dridhuni dhe valëvitni me këmbë si flutura krahët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat