Këto 6 lëvizje duarsh mund t’ju bëjnë të dukeni më të fuqishëm

Life style

Këto 6 lëvizje duarsh mund t’ju bëjnë të dukeni më të fuqishëm

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:29
Rihanna

Janë disa gjeste që shumica prej jush mund t’i bëjnë pa vetëdije, por mund të dukeni interesant. Ka edhe nga ata që bëjnë lëvizje duash të menduara mirë për t’u dukur më të fuqishëm dhe me vetësim, në mënyrë që të joshin njerëzit përreth. Ne do t’ju japim sot disa këshilla se çfarë gjestesh duhet të bëni në mënyrë që të dukeni sa më bindës tek bashkëbiseduesi juaj.

Këto gjeste ju ndihmojnë edhe kur mbani fjalime në publik:

Më lejoni t’ju them diçka

Ky është një gjest i fuqishëm që tregon menjëherë rëndësinë e situatës dhe do t'ju ndihmojë të kapni vëmendjen e njerëzve. Por kini kujdes dhe mos e përdorni shumë, pasi mund t’i ofendoni njerëzit. Përdoreni vetëm kur të keni nevojë për të theksuar pikat domethënëse në fjalimin tuaj.

Duart e hapura

Kjo lëvizje do t’ju vijë në ndihmë kur dëshironi të fitoni besimin e audiencës. Me këtë gjest ju tregoni se jeni të hapur për ta. Duket sikur po thoni “Unë nuk kam asgjë për të fshehur”. Në të njëjtën kohë, ky gjest ju bën më të afërt dhe me të sinqertë më njerëzit që po ju dëgjojnë. Sidoqoftë, nuk ka nevojë ta teproni – asgjë që është “shumë” nuk është mirë.

Ti

Ky është një gjest i shkëlqyer për të nënvizuar një temë dhe për të krijuar një lidhje me dikë. Kjo lëvizje është e nevojshme për t’i bërë bashkëbiseduesit të ndihen të përfshirë. Kjo metodë rrëmben vëmendjen e kujdo në çdo moment.

Dora në zemër

Kur dikush vendos dorën në gjoks, shumica e njerëzve automatikisht do të mendojnë se personi po thotë të vërtetën. Ky është një gjest universal që përdoret për të treguar sinqeritetin dhe i bën njerëzit të ndjejnë se me të vërtetë nënkupton atë që thua.

Pikat e rëndësishme

Për të theksuar pikat më të rëndësishme të fjalës suaj, ky gjest duhet të përdoret. Kjo e bën audiencën të ndjejë se ata duhet të përqëndrohen në atë informacion të veçantë. Ose mund ta përdorni për të kapur diçka metaforike nga ajri dhe në të njëjtën kohë përqendroni vëmendjen e tyre tek fjalët tuaja.

Bravo

Për shumë njerëz një shenjë “bravo” është miratim dhe i jep kuptim pozitiv fjalëve që janë thënë. Kjo mund të përdoret në fund të fjalimit si një shenjë mbyllëse për të inkurajuar njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat