5 arsyet pse njerëzit kanë frikë të bien në dashuri

Life style

5 arsyet pse njerëzit kanë frikë të bien në dashuri

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Te biesh në dashuri mund të jetë vërtet diçka sfiduese. Shumica e njerëzve tregojnë sesa mirë ndihen kur takojnë dikë të veçantë, mirëpo ka edhe frikëra që shoqërojnë dashuritë e mëdha. Të fortë janë ata që arrijnë t’i kalojnë këto frikëra dhe të jetojnë të lumtur dashurinë e tyre.

Mirëpo, ne sot do të shkruajmë për grupin e parë: “frikacakët” që hezitojnë të bien në dashuri lirdhëm. Më poshtë gjeni të rendituara 5 arsyet pse njerëzit kanë frikë të dashurohen:

Keni frikë të kërkoni ndihmë

Të tregoni që keni të meta është paksa e vështirë, sepse mendoni se të tjerët pëlqejnë njerëzit perfekt. Mirëpo, të gjithë njerëzit bëjnë gabime. Të kërkoni ndihmë për gjërat që nuk i bëni mirë është diçka pozitive, që i shërben edhe marrëdhënies suaj. Ju në fakt po i jepni mundësinë partnerit tuaj që t'ju ndihmojë t'i zgjidhni ato së bashku.

Ju nuk mund ta imagjinoni gjithë jetën me të njëjtin person

Është sigurisht e vështirë të imagjinoni jetën tuaj me një person, veçanërisht në ditët e sotme që ka shumë opsione të reja. Shumë çifte janë divorcuar duke vendosur kështu një "shembull", për atë që jemi mësuar të presim nga një marrëdhënie serioze.

Keni frikë të përsërisni gabimet e së kaluarës

Disa njerëz kanë pasur një të kaluar të vështirë në dashuri, ndërsa disa të tjerë jo. Është e vështirë të kaloni dhimbjen që mund t’ju ketë shkaktuar një person dhe të besoni sërish në dashuri.

Jeni të vetmuar

Juve nuk ju pëlqejnë grupet e mëdha të njerëzve. Madje ju duken të lodhshme. Të dashurosh në fund të fundit kërkon që të shpenzosh shumë kohë dhe energji për dikë. Prandaj, ju nuk e keni gjetur ende shpirtin binjak, sepse shoqëria juaj është një rreth shumë i ngushtë dhe nuk jeni të hapur ndaj njohjeve të reja.

Keni frikë të humbisni kontrollin

Të dashurosh është të ndihesh i lumtur, por edhe të zemërohesh dhe të trishtohesh në të njëjtën kohë. Dashuria ka aftësinë të ngjallë reagime iracionale dhe emocione të forta. Kjo mund të duket e frikshme nëse ju pëlqen t'i keni gjërat nën kontroll. Mund të jetë gjithashtu pasuria më e mirë e dashurisë: përmes atyre emocioneve ne mund të mësojmë se kush jemi vërtet nëse i përballojmë ato në vend që t'i shtypim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat