Përse janë joshës meshkujt e zënë?

Life style

Përse janë joshës meshkujt e zënë?

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Pothuajse çdo femër në planet në ndonjë moment ka qenë e interesuar për ndonjë mashkull, i cili ka qenë në lidhje dashurie me ndonjë tjetër femër. S’ka dyshim, secila i bën pyetje vetes përse është fiksuar pas mashkullit të zënë kur e di se është një fantazi e kotë!

Dëshira për ta arritur qëllimin shton nivelin e dopaminës

Çdo gjë që duket e paarritshme, shkakton dëshirë më të madhe. “Kjo quhet atraksion frustrues: ajo që është e vështrë të arrihet, më shumë na krijon mall”, thotë dr. Helen Fisher, autore e librit “Whu We Love”. “Ndërkaq, vetë fakti që është diçka e ndaluar, e shton edhe më dëshirën”.

Ja si vepron ajo. Çdo herë kur shfaqet malli, truri liron dopaminëne cila ju nxit që ta arrini qëllimin. Kur ju dalin pengesat përpara (fakti që ka femrën) pengon që të arrini qëllimin, truri liron edhe më shumë dopaminë, gjë që edhe më shumë ju fokuson për arritjen e qëllimit.

Ekziston kërkesa për të

Nëse ndonjë femër tjetër (posaçërisht ajo që ju respekton) është  lidhur me atë mashkull, truri juaj menjëherë e regjistron si “mall të dobishëm”. Mirëpo, kini kujdes: mashkulli ju duket perfekt vetëm për shkak që nuk e njihni.

“Nuk e dini si është në dhomën e gjumit”, thotë dr. Luis. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni në situatë të duroni nënçmimet apo humorin e keq të tij.

Flirt i sigurt

Nganjëherë nuk jemi të gatshëm për të krijuar lidhje serioze, madje as për seks pa obligim, ndërkaq hormonet na “egërsohen”. Prandaj, më me dëshirë do të donim të jemi në shoqëri të njerëzve atraktivë, të flirtonim, të ndiheshim të dëshiruar.

Ç’është më i mirë se flirti?

Zemra na rrah më shpejt, entuziazmi rritet. Është lehtësuese të dimë që nuk do të hyjmë në marrëdhënie të komplikuara, por vetëm do të kënaqemi me komplimentet dhe buzëqeshjet. Madje edhe nëse ndodh marrëdhënia intime, objekti i dëshirës së zjarrtë me siguri nuk do ta braktisë vatrën e sigurt të lidhjes vetjake, që me siguri atë edhe nuk e dëshironi.

Nëse dëshironi ta orientoni energjinë te meshkujt e lirë, definoni se çka ju është e rëndësishme te mashkulli – besnikëria, hareshmëria, aventurat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat