Shenjat e Horoskopit që e kanë të vështirë të thonë “të dua”

Life style

Shenjat e Horoskopit që e kanë të vështirë të thonë “të dua”

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 06:30
Ilustrim

Shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë e kanë të vështirë të thonë: "Të dua".

Bricjapi

Të ftohtë dhe arrogantë – kjo është përshtypja që e krijon secili kur takohet për herë të parë me dikë që i përket shenjës së Bricjapit. Në pamje të parë mund të duket se nuk kanë romancë fare, por kur janë vetëm me partnerin, situata ndryshon. Për t’i shfaqur ndjenjat e tyre, personat e kësaj shenje zakonisht e bëjnë përmes veprimeve dhe dhuratave, ndërsa u merr kohë e gjatë për t’u ndjerë të lirë t’i thonë fjalët “të dua”. Megjithëse mund t’i ndjejnë këto emocione, ata rrallëherë i shprehin emocionet e thella.

Luani

Edhe nëse keni kaluar muaj apo vite me një person që i përket shenjës së Luanit në horoskop, duhet ta keni parasysh se ai person e ka të vështirë ta shfaqë anën romantike dhe anën e “dobët”. Këtyre personave u pëlqen të duken se kanë autoritet dhe e krijojnë përshtypjen e një personi të fortë, gjë e cila i bën ata që rrallëherë t’i shfaqin emocionet. Megjithëse Luani do të bëjë gjithçka për ju, duhet të prisni pak më gjatë derisa t’i dëgjoni fjalët “të dua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat