Rrjetet sociale më të rrezikshme për vajzat sesa për djemtë

Life style

Rrjetet sociale më të rrezikshme për vajzat sesa për djemtë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:35
Ilustrim

Marrëdhënia mes vajzave dhe rrjeteve sociale nuk është aq e thjeshtë. Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh për efektin e mediave sociale, përdorimi i pakujdesshëm  i të cilave ka të bëjë me problemet e shëndetit mendor, jo vetëm depresionin, por edhe pagjumësinë, ankthin, stresin kronik dhe mungesën e vetëvlerësimit. Më të prekurit janë  të rinjtë. Vajzat në veçanti, megjithëse është e vështirë të përcaktohet në çfarë mase.

Vajzat në rrezik

Një studim i publikuar së fundmi në Lancet Child & Adolescent Health sqaron se mediat sociale mund të dëmtojnë, por ka rrethana që rrezikojnë shumë dhe njerëzit më subjektivë. Tek vajzat në veçanti përdorimi i tepërt i mediave sociale çon në probleme të shëndetit fizik dhe mendor, ato bien pre e bullizmit, përjetojnë mungesë gjumi dhe aktiviteti fizik dhe kjo gjë nuk ndodh tek djemtë.

Bullizmi nga interneti dhe pagjumësia

Një studim i bërë me intervista me rreth 10,000 adoleshentë britanikë midis moshës 13 dhe 16 vjeç zbulon se lidhja me media të ndryshme sociale shpesh përkeqëson problemet e jetesës më shumë se tre herë në ditë. Për 60% të vajzave, ndikimi psikologjik i shkaktuar nga mediat sociale sjell një ekspozim më të lartë ndaj bullizmit në internet dhe mungesës së aktiviteteve alternative. Vajzat gjithashtu flenë më pak, më keq dhe ushtrojnë më pak.

Gjithnjë e më shumë të lidhur me internetin

Rritja e ekspozimit ndaj mediave sociale duket konstante sipas studimeve. Në vitin 2013 vetëm 43% e djemve thanë se e përdornin disa herë në ditë, dy vjet më vonë ishin 59% dhe 68.5 tre vjet më vonë. Kjo rritje ka qenë e lidhur me një ulje të kënaqësisë në jetë dhe një rritje të stresit dhe ankthit. Në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale, nga ata që kanë përjetuar bullizmin dhe kanë raportuar mungesë gjumi ose ushtrimesh, kanë qenë vajza. Kjo për shkak se duket se vajzat e reja në përgjithësi janë më të prirura ndaj depresionit ose ankthit, dhe janë më të prirura për bullizëm sepse janë më të ndjeshme ndaj komenteve se sa meshkujt veçanërisht nëse ato lidhen me pamjen fizike.

Monitoroni kohën që fëmija kalon në mediat sociale

Paralajmërimi për prindërit është që të monitorojnë gjithmonë me kujdes jo vetëm ato që fëmijët postojnë dhe thonë në mediat sociale, por edhe kohën që i kushtojnë këtij aktiviteti. Nëse shfaqen shenja të tepërta që rezultojnë në apatizëm, mungesë interesi për aktivitete të tjera dhe mungesë gjumi, është e rëndësishme të përpiqeni të ndërmerrni veprime të menjëhershme, duke kufizuar para së gjithash kohën e lejuar për mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat