Si të veproni për të pasur flokë më të gjatë?

Life style

Si të veproni për të pasur flokë më të gjatë?

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 23:38
Ilustrim

Flokët e gjatë janë trend i përhershëm dhe shumë i pëlqyer nga masa. Sado eksperimente të bëjë një femër me pamjen e saj, sërish dëshira për rikthim tek flokët e gjatë është e madhe.

Për të gjitha ju që dëshironi të keni gjatësinë e dëshiruar tek flokët duhet të keni parasysh disa këshilla, të cilat i sjellim më poshtë sipas ‘Cosmopolitan’:

-Prijini flokët shpesh duke ju dhënë mundësinë të zgjaten. Largimi i majave të djegura ndikon shumë në zhvillimin e shëndetshëm të flokut.

-Mos e lani flokun me shampo çdo ditë, pasi kimikatet ndikojnë shumë në lëkurën e kokës dhe rritjet e flokëve.

-Shpërlajeni flokun me ujë të ftohtë pas çdo dushi.

-Çdo javë bëni maskë për flokët tuaj dhe krihini ato me butësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat