Meshkujt australianë jetojnë më gjatë dhe është koha për ta mësuar pse

Life style

Meshkujt australianë jetojnë më gjatë dhe është koha për ta mësuar pse

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 06:28
Ilustrim

Sipas një studimi të fundit, burrat australianë jetojnë më gjatë se meshkujt në vendet e tjera, në: Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut me një jetëgjatësi mesatare rreth 74 vjeç. Ndërkohë, meshkujt amerikanë jetojnë mesatarisht deri në 71.5 vjeç. Mirëpo, cilat janë sekretet e jetëgjatësisë? Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni 5 arsyet pse burrat australianë jetojnë më gjatë:

Është një vend i qëndrueshëm

Jeta ka qenë e mirë dhe e qetë në Australi, sipas studimeve kërkimore. Në krahasim me vendet e tjera evropiane, nuk ka pasur luftime të mëdha gjatë 2 luftërave botërore në tokën australiane.

Jetesa pa stres

Shumica e australianëve jetojnë afër plazhit. Një klimë e mirë e bën jetën automatikisht më pak stresuese. Kjo gjithashtu përfshin një mënyrë jetese aktive - njerëzit vrapojnë pranë oqeanit, lëvizin me biçikletë, bëjnë joga, etj.

Kuzhina e shëndetshme

Ushqime deti të freskëta dhe produkte nga ferma - kjo është kuzhina australiane, një nga më të shëndetshmet në botë. Kjo shpjegon edhe suksesin e restoranteve australiane nëpër botë.

Australianët janë të çmendur pas sporteve

Australia konsiderohet të jetë një vend "i çmendur sportiv". Në Lojërat Olimpike, ajo shpesh fiton medalje, çfarë i inkurajon njerëzit të dalin jashtë të jenë aktivë, plus moti dhe oqeani, aty pranë janë një avantazh i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat