Fotot e kësaj gruaje në internet u bënë virale për një arsye fare të thjeshtë

Life style

Fotot e kësaj gruaje në internet u bënë virale për një arsye fare të thjeshtë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 07:05
Olivia

Olivia, e njohur ndryshe me profilin e saj në Instagram Self Love Liv, e filloi angazhimin në rrjetet sociale si një mënyrë për të dokumentuar udhëtimin e saj drejt rikuperimit të vetes nga anoreksia apo problemet mentale. Ndërsa, postimet e saj janë plot mesazhe fuqizuese, një foto e saj e fundit goditi në shenjë duke u pëlqyer nga një numër rekord njerëzish dhe është lehtësisht e kuptueshme pse.

Në një krahasim mes dy fotove, Olivia me besim tregon sesa ndryshim mund të sjellë korseja në linjat trupore të femrës. Ajo zbuloi së pari se vendosi të blejë një palë të tilla nga marka Spanx me qëllimin për ta veshur poshtë fustanit e për të theksuar linjat trupore. Sepse korseja duhet ta pranojmë na bën të dukemi më elegante. Por, ajo shpejt e kuptoi se kjo nuk ishte zgjedhja më e mirë që kishte bërë ndonjëherë në jetë.

"A e dini sa të pakëndshme janë këto gjëra...frymëmarrja nuk është më një mundësi", shkruan ajo. "Jam ndjerë tmerrësisht e ngushtuar në trupin tim, aspak rehat dhe e kufizuar në foton e parë. Lehtësimi erdhi në foton e dytë, kur unë e hoqa korsenë që mbaja në trup. Ishte e mahnitshme", vijon ajo. "Ju nuk keni nevojë për to", vazhdoi ajo. "Ndihem plotësisht mirë në foton e dytë dhe mund të marr përsëri frymë"!

Mesazhi i saj i fuqishëm tashmë ka fituar më shumë se 33 mijë pëlqime dhe është një kujtesë e mrekullueshme për të dashur dhe vlerësuar trupin tuaj ashtu siç nuk është me vend që të ndjeheni të detyruara të fshihni kilogramët në një farë mënyre. Olivia e thotë vetë, madje me zë të lartë: "Ju jeni përrallore. Ju jeni e përsosur. Ju jeni të bukura. Mos lejoni që dikush t'ju tregojë të kundërtën", përfundon Olivia.

Dhe bashkë me fotot, ajo dha një mesazh të fortë për të gjitha gratë në të gjithë botën!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat