Shkaqet e pakënaqësisë në një lidhje

Life style

Shkaqet e pakënaqësisë në një lidhje

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Megjithëse mund të mendoni se problemi më i madh në lidhje romantike është xhelozia, preferencat e ndryshme seksuale apo diçka tjetër, faktikisht kjo nuk është e vërtetë. Hulumtimet kanë treguar se lidhjet romantike problem kryesor kanë komunikimin mes partnerëve.

Dhe, kjo nuk ka të bëjë me atë se sa shpesh diskutoni, por mënyra se si e trajtoni partnerin. Ekspertët e lidhjeve thonë se mënyra më e mirë për ta përmirësuar lidhjen është komunikimi i mirë. Kjo do të thotë të flisni hapur me partnerin për çdo gjë që ju bezdis apo ju shkakton probleme.

Përveç komunikimit të dobët, arsye të tjera që shkaktojnë pakënaqësi në lidhje janë: mungesa e argëtimit, mungesa e kohës për partnerin, mungesa e ndjenjave, mungesa e interesimit, xhelozia e tepërt, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat