Duhet apo s’duhet të keni sekrete brenda çiftit? Përgjigjen psikologët

Life style

Duhet apo s’duhet të keni sekrete brenda çiftit? Përgjigjen psikologët

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 11:05
Ilustrim

Të gjithë ja kanë bërë këtë pyetje vetes, të paktën një herë; a është e drejtë që disa gjëra t’i mbaj vetëm për vete?!

Megjithatë, sa herë përpiqesh që të mos i thuash të gjitha, ndihesh çuditshëm, mendon menjëherë se e mira është që të jeni të hapur…sepse, nga ana tjetër, nuk na vjen mirë kur mendojmë që partneri mund të mos na i thotë të gjitha (edhe pse, thellë thellë, secili dyshon vazhdimisht se ca sekrete ekzistojnë).

Epo, kemi një lajm! Psikologët thonë që lidhja juaj do të funksionojë më mirë nëse ca sekrete të vogla secili i mban për vete.

Disa gjëra mund të jenë vetëm të tuat! Po të mendohesh mirë, ka ca gjëra të parëndësishme që mund ta dëmtojnë tjetrin…

Sado ta vlerësoni sinqeritetin, besojini psikologët kur thonë se disa gjëra nuk i duhen askujt tjetër përveç jush! Nuk do të ndiheni të robëruar pas këtyre gjërave të voglave, përkundrazi, do të keni lirinë tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat