Shenjat që tregojnë se jeni një nënë e shkëlqyer

Life style

Shenjat që tregojnë se jeni një nënë e shkëlqyer

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 18:18
Ilustrim

Rritja e fëmijëve është gjëja më e bukur, por edhe më e vështira që mund të ekzistojë. Ditëve të sotme, shumica e prindërve shqetësohen nëse janë duke i rritur mirë fëmijët dhe kanë pritshmëri të larta. Megjithatë, psikologët kanë shpjeguar se cilat janë shenjat që tregojnë se jeni një nënë e shkëlqyer.

Fëmija shfaq emocione të ndryshme para jush

Ndonjëherë mund t’ju duket se nuk është e nevojshme që fëmija t’i shfaq të gjitha emocionet para juve, por aftësia e fëmijës për ta shfaqur zemërimin, mërzinë apo frikën është shenjë e mirë sepse fëmija ndihet i sigurt. Keni kujdes të mos e lini fëmijën të ndihet “i mbyllur” dhe vlerësojeni për shfaqjen e emocioneve, pavarësisht se çfarë emocione janë ato.

Kur fëmija lëndohet apo ka problem, vjen te ju

Nëse ndodh kjo, atëherë ju jeni porta e sigurt për fëmijën tuaj. Dëgjimi i problemeve të fëmijës, sado të vogla apo të mëdha, krijon një lidhje të hapur e të mrekullueshme mes nënës e fëmijës për gjërat e vështira në jetë.

Flet para jush pa frikë

Nëse fëmija flet apo i shpreh pa frikë emocionet para juve, atëherë kjo është shenjë pozitive e një lidhje të hapur e fleksibile. Disa prindër pa vetëdije e kufizojnë komunikimin me fëmijën e tyre, andaj ata fëmijë nuk ndihen të flasin lirshëm para prindërve. Kjo është gjë e gabuar dhe kini kujdes.

Inkurajoni interesat dhe talentet e fëmijës

Duke zhvilluar interesa dhe talente, fëmija zhvillon aftësi dhe arrin rezultate. Është e mrekullueshme kur prindërit e inkurajojnë fëmijën t’i ndjekë ëndrrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat