Edhe pse nënë, 31-vjeçarja seks me qindra meshkuj të panjohur, flet pas terapisë: Fajin e kishte Instagrami!

Life style

Edhe pse nënë, 31-vjeçarja seks me qindra meshkuj të panjohur, flet pas terapisë: Fajin e kishte Instagrami!

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 09:07
Laurie Jade Woodruff

Një grua 31-vjeçare nga Britania, që vuante nga varësia e seksit me të panjohur, thotë se rrjeti social Instagram shërbente si një lloj droge për të.

Ajo theksoi se në varësi e futi Inistagrami, për shkak se e lehtësonte shumë punën e kontaktit me meshkujt të panjohur.

Laurie Jade Woodruff shtoi se në kulmin e varësisë flinte me rreth 2-3 burra në javë, të cilët i takonte nëpërmjet Instagramit.

Ajo nuk i rezistonte dot dëshirës për t’u veshur me rroba provokuese dhe të postonte fotot në Instagram.

Rrobat e tilla nuk i pëlqenin, por vëmendja që merrte nga meshkujt dhe ideja e seksit me të panjohur ishte ajo që e shtynte gjithnjë e më shumë.

Pas fotove menjëherë vërshonin mesazhet nga burra të ndryshëm, të cilët i bënin komente dhe i shprehnin dëshirën për t’u takuar, të cilës ajo nuk i rezistonte dot.

Ajo e kuptoi se sa po rrezikonte kur një nga burrat që takoi, i cili kishte qenë shumë i sjellshëm në Instagram, por u bë shumë i dhunshëm në shtrat.

Kjo e detyroi të mendonte për të birin dhe t’i nënshtrohej terapisë, dhe tani tha se e ka kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat