Mos e çoni dëm qumështin e skaduar: Si mundeni sërish ta përdorni

Life style

Mos e çoni dëm qumështin e skaduar: Si mundeni sërish ta përdorni

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 16:31
Ilustrim

Sa qumësht shkon dëm çdo ditë në shtëpinë tonë. Për të mos folur për baret, restorantet e lokalet publike

Duke qenë se blejmë më shumë qumësht se ç’na duhet, një pjesë skadon pa u konsumuar akoma dhe përfundon në plehra.

Si ta ripërdorim qumështin e skaduar

Në fakt, qumështi i skaduar mund të përdoret në shumë mënyra që nga mirëqenia jonë tek punët e ndryshme të shtëpisë. Për bimët dhe lulet që kemi në vazo. Por le të shohim nga afër, një për një mënyrat më të mirë për të mos çuar dëm qumështin e mbetur.

Fertilizues natyral

Qumështi i skaduar mund të ketë një destinacion shumë më të mirë se plehrat: kopshtin tonë. Duke e përzier me pak ujë, ai krijon një ushqyes natyral për bimët falë vitaminave dhe mineraleve.

Për të pastruar objektet e lëkurës

Jo vetëm këpucët dhe çantat, por edhe divanet. Uji është i dëmshëm për pastrimin e objekteve të lëkurës, por qumështi funksionon shumë mirë. Zhysni një leckë në qumësht dhe fërkoni sipërfaqet me njolla. Prisni të thahet më pas, kaloni një leckë të thatë.

Qumështi funksion edhe për heqjen e njollave në pëlhura. Në rastin e njollave të vështira si ato të verës, ngroheni qumështin në mënyrë që t’i rrisni fuqinë pastruese dhe aplikojeni në zonën me njolla. Më pas lajeni si zakonisht.

Për të pastruar bizhuteritë e argjendit

Qumështi i skaduar është një medikament natyral për të evituar oksidimin e argjendurinave. Për të rikthyer shkëlqimin e tyre, zieni ujin me disa pika limoni dhe pasi të jetë ftohur përbërja, përdoreni për të pastruar argjendurinat. Në fund fërkojini me një cohë të leshtë.

Për fytyrën

Që nga antikiteti qumështi është përdorur si një medikament i shkëlqyer për fryrjen e syve. Zhysni dy tamponë pambuku në qumësht dhe aplikojini në zonën e syve, për 20 minuta, kështu që mund të reduktoni fryrjet dhe sytë e ënjtur.

Qumështi i kombinuar me pataten funksionon shumë mirë kundra qeskave të syve. Zhysni dy feta patatesh në qumësht të ftohtë dhe lërini në frigorifer të mbështjella me qese plastike. Aplikojini në zonën e syve dhe lërini për 20 minuta.

Maskë bukurie

Gjithmonë në fushën e kozmetikës, qumështi i skaduar i përdorur së bashku me limonin, ka një veprim zbardhues për lëkurën e fytyrës dhe njëkohësisht e ushqen atë duke e bërë më të butë.

Për të përgatitur këtë maskë mjafton të ngrohni qumështin, të shtoni lëngun e një limoni dhe ta aplikoni masën me anë të një disku pambuku. Pas 5 minutash, shpëlajeni me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut.

Për pickimet e insekteve dhe plagët

Qumështi funksionon fare mirë për të lehtësuar dhe qetësuar pasojat e plagëve të shkaktuara nga pickimi i insekteve. Mjafton të aplikoni një disk pambuku të zhytur në qumësht në zonën e pickimit, këshillon Living.

Gjatë një banje

Qumështi i skaduar mund të jetë një përbërës i çmuar për banjat tuaja në vaskë. Së bashku me një lugë mjaltë ai lejon lëkurën të ushqehet. Jo rastësisht, në Egjiptin e lashtë, banja me qumësht konsiderohej si një eliksir i vërtetë bukurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat