Në kërkim të lumturisë: Gjërat që duhet të përdorni në jetën tuaj - Bota Sot
Në kërkim të lumturisë: Gjërat që duhet të përdorni në jetën tuaj

Life style

Në kërkim të lumturisë: Gjërat që duhet të përdorni në jetën tuaj

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Lumturia nuk mund të shpjegohet, por duhet të jetohet dita ditës përmes gjërave të vogla, si ato fjalë, të cilat duhet t’i themi vetes çdo ditë për të mos harruar kurrë se të jesh i lumtur është një e drejtë dhe një detyrë.

Lëvizni

Lëvizni, shkoni në male ose zhytuni në natyrë për një shëtitje. Organizoni një aperitiv me miqtë tuaj dhe merrni disa orë për të shëtitur nëpër qytet. Bëni diçka që ju largon nga rutina juaj.

Prekni

Prekni dhe përqafoni njerëzit që doni. Jepuni atyre një puthje në faqe dhe përkëdheluni flokët. Përkëdhelni kafshën tuaj. Përdorni duart dhe trupin tuaj për t’u lidhur me botën dhe të tjerët.

Dëgjoni

Merrni kohë për të dëgjuar zemrën tuaj dhe atë të të tjerëve. Lini mënjanë tërbimin e jetës së përditshme për t’u ulur, mbi një filxhan çaj dhe për të dëgjuar ata rreth jush.

Ndjenja

Vendoseni dorën në zemrën tuaj dhe ndjeni rrahjen e saj, dëgjoni shpirtin tuaj, nevojat dhe dëshirat tuaja më të thella. Ndjenja e vërtetë, do t’ju ndihmojë të jeni gjallë.

Besimi

Besojuni njerëzve, ndjenjave që keni kur jeni me ta. Besimi në jetë, do t’iu sjell dhuratat më të bukura. Kini besim tek vetja, vetëm që të jeni të lumtur.

Takimet

Gjeni kohë për ta kaluar me njerëzit që doni: partnerin tuaj, familjen, miqtë. Askush nuk do t’jua kthejë përsëri kohën tuaj të humbur, përdoreni atë për të qenë të lumtur me njerëz të rëndësishëm.

Merrni

Mësoni të merrni atë jetë dhe njerëzit që janë pjesë e dëshirojnë t’ju japin. Hapni zemrën tuaj dhe pranoni gjithçka që do të vijë.

Falënderoni

Falënderoni njerëzit, familjen, qenin tuaj, jetën dhe natyrën për gjërat e vogla dhe të mëdha që mbushin jetën tuaj çdo ditë.

Thoni ju lutem

Mirësia do të shpëtojë botën dhe do t’ju bëjë të ndiheni njerëz më të mirë. Asnjëherë mos harroni ta përdorni, madje edhe për gjërat më të vogla është një veprim dashamirës që do t’ju bëjë të ndiheni mirë me veten dhe të tjerët.

Unë ju dua

Kurrë mos harroni të thoni “Unë të dua” për njerëzit që janë pjesë e jetës tuaj. Duajini ata, jetoni si dhe kur mundeni pa hequr dorë duke treguar se sa të rëndësishëm janë për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat