Studimet: Ju mund të gjeni dashurinë e jetës në fluturimin e radhës

Life style

Studimet: Ju mund të gjeni dashurinë e jetës në fluturimin e radhës

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:46
Ilustrim

Cili do të jetë “crush-i” juaj i radhës? A do të ketë sy me ngjyrë apo të errët? Do të jenë serioz apo komik? Çfarë muzike do të dëgjojë, apo çfarë filmash preferon?

Fatkeqësisht ne nuk i kemi përgjigjet e këtyre pyetjeve, mirëpo ne mund t’ju tregojmë një studim mjat interesant. Në fluturimin e radhës ju mund të gjeni dashurinë e jetës. Si? Po po, lexojeni këtë studim:

Zemrat fluturuese

Kur doni të takoheni me njerëz të rinj, me siguri shkoni në bare, klube ose kinema, pra siç e dini, “kërkoni” në tokë. Gjithsesi, askush nuk e di se ku mund të takojë njeriun e jetës. Ne do t’ju tregojmë se si një fluturim i thjeshtë me avion mund të ndryshojë jetën tuaj.

Një studim i kryer nga HSBC Bank, së bashku me revistën Travel + Leisure, ka bërë disa zbulime interesante për ata që ëndërrojnë të takojnë dashurinë e jetës:

Studimi

Sipas përgjigjeve të dhëna nga të gjithë pasagjerët, 1 në 50 filloi një romancë në aeroplan. Nuk është për t'u habitur, sidoqoftë. Shumë prej nesh kanë parë në filma ose shfaqje televizive se si lind dashuria mes 2 personave që takohen në një aeroplan dhe më pas romanca vazhdon në tokë. Vetëm kujtoni filmin French Kiss, një komedi që interpreton Meg Ryan dhe Kevin Kline. Sigurisht, nuk ka të bëjë vetëm me dashurinë. Aeroplanët ofrojnë mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar marrëdhënie të tjera. Për shembull, ju mund të krijoni miqësi te reja në avion.

Pra, sytë 4 në fluturimin e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat