Sa orë gjumë duhet t’i bëni sipas shenjës së Horoskopit që të jeni në formë

Life style

Sa orë gjumë duhet t’i bëni sipas shenjës së Horoskopit që të jeni në formë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 06:05
Ilustrim

Si fëmijë, shumë kohë shpenzojmë duke u përpjekur të mos flejmë. Por, si të rritur tani na duket e parezistueshëm ai gjumi i mëngjesit, dhe me padurim presim të kthehemi në shtëpi për të fjetur.

Megjithatë, si e dimë se sa gjatë duhet të flemë çdo natë sipas shenjës së Horoskopit në mënyrë që të jemi në formë.

A është diçka universale kjo apo unike për secilin individ?

Një kompani australiane, “Bed Threads”, ka treguar se për sa orë gjumë keni nevojë varësisht nga shenja e Horoskopit të cilës i përkisni.

Dashi
Personat e kësaj shenje mund të mbijetojnë me shumë pak gjumë sepse janë shumë energjikë dhe ambiciozë. Kryesisht këta i bëjnë 6 orë gjumë.

Demi
Personat e kësaj shenje e kanë gjumin e rëndë dhe mund t’i bëjnë deri në 9 orë gjumë.

Binjakët
Këta e kanë një mesatare mes të bërit shumë gjumë dhe të bërit pak.

Gaforrja
Personat të kësaj shenje u nevojitet shumë gjumë për ta mbajtur ekuilibrin mes emocioneve, dhe nuk ka gjë që u pëlqen më shumë sesa një shtrat i ngrohtë e i rehatshëm.

Luani
Luani më së miri fle në krevatin e vet dhe zakonisht pëlqen t’i bëjë 7-8 orë gjumë.

Virgjëresha
Personat e kësaj shenje mund t’ia dalin edhe me 6 orë gjumë, por ndihen shumë më mirë nëse flejnë më gjatë.

Peshorja
Personat e kësaj shenje duhet t’i bëjnë rreth 7-8 orë gjumë.

Akrepi
Akrepat janë të mbushur me pasion, xhelozi, kurajë, por asnjëherë të mërzitshëm. Ata menjëherë bien në gjumë të thellë dhe gjumi është shumë i rëndësishëm për ta. Këta i bëjnë zakonisht 8 orë gjumë.

Shigjetari
Shigjetarët funksionojnë me shumë pak gjumë dhe i bëjnë 5-6 orë gjumë kur janë nën presion, ndonëse 8 orë është idealja për ta.

Bricjapi
Këta janë persona të cilët preferojnë t’i bëjnë 8 orë gjumë.

Ujori
Personat e kësaj shenje po ashtu performojnë më së miri me 7-8 orë gjumë.

Peshqit
Këta janë ëndërrimtarët e Horoskopit, andaj nuk është befasi se kanë nevojë për gjumë më së shumti. Personat e kësaj shenje dëshirojnë t’i bëjnë gjithsesi 8 orë gjumë çdo natë dhe e shijojnë çdo sekondë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat