Për një fytyrë të pastër dhe të freskët ndiqni këto këshilla - Bota Sot
Për një fytyrë të pastër dhe të freskët ndiqni këto këshilla

Life style

Për një fytyrë të pastër dhe të freskët ndiqni këto këshilla

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:02
Ilustrim

Një regjim i mirë gjatë natës, mund të bëj mrekulli për lëkurën tuaj. Është koha perfekte për të riparuar qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe për ‘ta përkëdhelur’ atë pas një dite stresuese. Më poshtë ju sjellim disa këshilla shumë të vlefshme që do t’iu ndihmojnë për t’u zgjuar me lëkurë plot shkëlqim dhe të freskët.

Hiqni ‘makeup’-in

Ky është një nga gabimet më të mëdha që bëjmë ne. Duke hequr çdo shenjë të ‘makeup’-it nga fytyra juaj e lejon lëkurën të marrë frymë dhe shmang shanset për infeksion, veçanërisht për puçrra.

Pastroni

Duke hequr ‘makeup’-in nuk do të thotë se ju keni pastruar komplet lëkurën tuaj. Investoni në një pastrues të mirë duke u bazuar në llojin tuaj të lëkurës dhe sigurohuni ta përdorni pasi hiqni ‘makeup’-in. Do të ndihmojë në pastrimin e thellë të poreve duke hequr vajin dhe papastërtitë.

Hidratoni

Një krem i mirë nate është diçka shumë e nevojshme për regjimin tuaj të bukurisë. Do u ndihmojë për të hidratuar dhe ushqyer qelizat e dëmtuara të lëkurës. Aplikoni një shtresë të trashë përpara se të flini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat