Pse e lexojmë horoskopin? - Bota Sot
Pse e lexojmë horoskopin?

Life style

Pse e lexojmë horoskopin?

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Kush jam, çfarë pres të më ndodhë? Për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve përfundojmë duke lexuar horoskopin, çdo mëngjes… Por, si shpjegohet psikologjikisht kjo prirje njerëzore?

Një ilaç për shpirtin

Leximi i horoskopit përbën një nga çmenduritë e zakonshme, si lotot apo kazinotë. Besimi se ajo që dëshirojmë mund të na ndodhë, na ndihmon për të jetuar më mirë. Qysh fëmijë jemi rritur me idenë e babagjyshit të vitit të ri, që na sjellë dhuratën. Për të rriturit, janë yjet ata që sjellin çfarë duam: dashuri, para, shëndet, një jetë të shpërblyer. Horoskopi ka gjithnjë lajme të mira për të na dhënë.

Margaret Hamilton, psikologe amerikane dhe docente në Universitetin Wisconsin (SHBA) njofton se horoskopi jep 70% të informacioneve pozitive që njerëzit i kërkojnë. Një horoskop duhet t’i japë lexuesit idenë se është shkruar posaçërisht për të. Ç’lexojmë është pothuaj gjithnjë e njëjta. Është njëlloj si kur ishim fëmijë, për në na vënë në gjumë prindërit na tregonin gjithnjë përrallën me hirushen dhe princin e kaltër… dhe ne na pëlqente dhe na ndillte gjumë.

Në kërkim të kuptimit të jetës

Kur jemi të dashuruar, ose të mërzitur nga përditshmëria… sidomos në momente vështirësish, u drejtohemi këshillave të yjeve: Tani nuk po më shkon gjithçka në rregull, por me siguri do të shkojë kur Plutoni të dalë nga shenja ime, na ndodh shpesh të mendojmë. Duke ditur se Saturni dhe Marsi janë përgjegjës për mossukseset tona profesionale, ose sherret me partnerin, ndihemi më të qetë. Na duket sikur kemi gjetur kuptimin e funksionimit ose mosfunksionimit të gjërave…

Për t’u ndier më të sigurt Fjala horoskop, nga greqishtja ka kuptimin e vëzhgimit të qiellit dhe pozicionit të yjeve, që nga momenti i lindjes së njeriut në kërkim të përcaktimit të karakterit. Në epokat e shkuara konsultimi me astrologun, ndihmonte në marrjen e vendimeve të mbretërve në funksion të popullsisë. Në shekullin XIX, kjo u shndërrua në gjuhë popullore. Sidoqoftë, parashikimi sipas yjeve na jep siguri dhe shpresë pozitive.

Për të krijuar identikitin

Duket i nevojshëm identifikimi nëpërmjet shenjave zoodiakale, tiparet e të cilave shoqëria ose media i propagandon, duke përshkruar karakteret, pritjet, sjelljet njerëzore. Ndaj është normale që kërkojmë të njohim nga pak çdo shenjë, si për të ditur kë kemi përballë. Pastaj, njerëzit ia dalin të identifikohen nëpërmjet përshkrimit të shenjës së tyre të horoskopit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat