Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse kjo lloj muzike ju bën të ndiheni mirë

Life style

Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse kjo lloj muzike ju bën të ndiheni mirë

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

A e keni menduar ndonjëherë pse disa lloje të muzikës pop ju bëjnë të ndiheni të lumtur? Hulumtuesit nga Gjermania, Norvegjia dhe Britania e Madhe mendojnë se e kanë përgjigjen, shkruan CNN.

Ky studim ka analizuar 80.000 korde të muzikave, në gjithsej 745 këngë pop, të marrura nga lista e këngëve më të dëgjuara të vitit 1958 dhe 1991.

Hulumtuesit kanë përdorur një makineri, për të përcaktuar se si kordet e këngëve ndikonin në rritjen e hormonit të kënaqësisë në tru. Më gjithsej 39 vullnetarë, është vërejtur se këngët, të cilat kishin një pikë shpërthyese pas një melodie të njëjtë, ndikonin direkt në disponimin e njerëzve.

Si rezultat ata zbuluan edhe pjesët e trurit, të cilat prekeshin gjatë dëgjimit të këtyre këngëve, të cilat ishin hipokampusi, regjioni i kujtesës dhe regjioni përgjegjës i të mësuarit.

“Është shumë interesante, që njerëzit mund të ndjejnë kënaqësi dhe të bëhen më të lumtur kur dëgjojnë këngë të mira”, tha Vincent Cheung, autor i këtij hulumtimi.

Disa nga muzikat e përdorura në kryerjen e këtij eksperimenti ishin: “Country Roads” nga James Taylor, “Red red wine” nga UB40 dhe “OB-LA-DI, OB-LA-DA” nga The Beatles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat